Kuvendi ka njoftuar se Kryeparlamentari, Afrim Gashi, nuk do ta thërrasë Komisionin për Punë Sociale, Demografi dhe Rini, për të shqyrtuar ligjin për “branitellat”.
“Ju njoftojmë se Kryetari i Kuvendit, sipas rregullores, nuk mund ta thërrasë seancën e komisioni në fjalë, sepse e njëjta tashmë është thirrë dhe mbajtur sot në ora 11:00 nga ana e kryetares së Komisionit”, njoftuan nga Kuvendi.
Kujtojmë se gjatë pasditës, përmes Facebookut ishte prononcuar Kryetarja e Komisionit, Ilire Dauti.
Sipas saj, VLEN jo vetëm që nuk bllokon, jo vetëm që dje bëri kuorumin, por kryetari i tyre, Afrim Gashi edhe më urdhëron me shkresë ta thëras mbledhjen e komisionit për ligjin e “branitellave”. Kjo demaskon qartë mashtrimet e deputetëve të pushtetit jolegjitim.
Unë nuk punoj me urdhëra, as të Gashit, as të shefit të tij Mickoskit. Sa të jem unë kryetare komisioni branitellat NUK KALOJNË! – shkroi në Facebook, Ilire Dauti.