“ÇFARË KANË BËRË ATA NË QEVERI KUR ËSHTË SHQYRTUAR KY LIGJ”
Kryetari i VMRO – DPMNE-së, Hristijan Mickoski, duke komentuar deklaratën e kryeministrit Dimitar Kovaçevski, i cili paralajmëroi amendamente në rast se ligji i ri për amnisti përfshin një pjesë të të dënuarve për rastin “Monstra”, tha se, shpreson që “kovaçevski nuk është turist në seancat qeveritare dhe i lexon ligjet” Ai tha se ligji ende nuk është dorëzuar në Kuvend, njofton Klan M, ndërsa flitet për amendamente që vijnë nga vet Qeveria dhe parashtroi pyetjen, se çfarë kanë bërë gjithë ata në qeveri kur është shqyrtuar ky ligj.
“Shpresoj që kryeministri Kovaçevski nuk është turist në seancën e Qeverisë dhe kur të vijnë propozim tekstet e ligjeve, merr informata që i përmbajnë ato propozim ligje, ndërsa posaçërisht ligjet e tilla shumë specifike do të thosha, i lexon dhe vete. Nëse nuk e bën këtë, atëherë duhet sa më shpejtë të largohet nga pozita që ka ndërmarrë momentalisht, sepse nuk është i duhur për atë vend” – tha Hristijan Mickoski, VMRO-DPMNE.
Deputeti i VMRO – DPMNE-së, Bojan Stojanivski të enjten gjatë seancën parlamentare për pyetje deputetësh i drejtoi kryeministrit pyetje nëse është i gatshëm që me ligjin për amnisti është i gatshëm që të falë bashkëpunëtorët e vrasjes në Liqenin e Smilkovcës.
Ndërkaq, siç përcjellë Klan M, Kovaçevski u përgjigj se, nëse ky ligj i përfshin edhe të dënuarit në rastin “Monstra”, LSDM do të dorëzojë amendamente me të cilat do të kërkojë që këta persona të përjashtohen nga mundësia e amnistisë.
Më lidhje me këtë çështje është pyetur edhe ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga në brifingun e fundit me gazetarët, megjithatë ai ka refuzuar të jep përgjigje konkrete, duke e cilësuar pyetjen si tendencioze. /KlanMacedonia/