Ligat evropiane: Ekipet nga RMV-ja mësuan kundërshtarët!

Struga, Shkupi dhe Mak.Gj.P me rivalë baltik, Shkëndija udhëton në Uels

Kampioni i Maqedonisë së Veriut në futboll, Struga Trim Lum, në kualifikimet për Ligën e Kampionëve do të debutojë kundër kampionit të Lituanisë – Zhalgiris, njofton KlanM.

Struganët edhe pse nuk ishin bartës në shortin, arritën të shmangin ekipet favorite sikurse Ferencvaroshin e Hungarisë dhe Ludogorecin e Bullgarisë.

Ndeshjen e parë, sic percjell KlanM, Struga Trim Lum do ta zhvillojë si mysafirë më 11 pse 12 Korrik, kurse ndeshja kthyese sipas paralajmërimeve do të zhvillohet më 18 ose 19 korrik në stadiumin e Ohrit.

Edhe tre përfaqësuesit e Maqedonisë së Veriut në Ligën e Konferencave mësuan kundërshtarët e tyre, njofton KlanM.

Shkëndija e Tetovës do të përballet me ekipin nga Uellsi – Haverfordvest, Shkupi me rivalin nga Lituania – Hegelman, kurse Maqedonia GJ.P me ekipin letonez RFS Riga.

Ndeshjet e kësaj faze, sic njofton KlanM, parashikohen për më 13 dhe 20 Korrik. Shkëndija dhe Makedonija GJ.P ndeshjet e para do t`i zhvillojnë në terrenin vendas, kurse Shkupi do të udhëtojë në Lituani./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share