Liga e parë: Struga TL – Pobeda hapin siparin 2022/2023

BESMIR BOJKU: TRE PIKËT DO TË MBESIN NË STRUGË

  Me ndeshjen Struga Trim Lum – Pobeda e Prilepit, të shtunën me fillim në orën 17:30, starton edicionin e ri në Ligën e Parë të futbollit vendor.  Dy takimet tjera të kësaj jave zhvillohen të dielën, dy ndeshje janë anuluar, ndërsa Makedonija Gj.P është e lirë.

Struga Trim Lum në pritje të fillimit të sezonit të ri 2022/2023, ka bërë të gjitha parapërgatitjet e nevojshme për një fillim të mbarë pasi në ekip ka sjellë edhe përforcime me emra të njohur të futbollit vendor, sipas nevojës dhe kërkesës të trajnerit Srgjan Zaharievski, dëshmon qartë për pretendimet e ekipit në kampionatin e ri. Mesfushori Besmir Bojku për Klan Maqedoni u shprehë optimist se fillimi i sezonit do të jetë i suksesshëm.

“Mendoj se përgatitjet kanë kaluar shumë mire. Kemi marrë ngarkesën e duhur dhe më e rëndësishme ishte se nuk kishte asnjë të lënduar gjatë fazës përgatitore. Shpresoj se do të jemi të gatshëm për një sezon të gjatë dhe të vështirë. Sa i përket ndeshjes kundër Pobedës, presim një rival të vështir por mendoj se tri pikët do të mbeten në Strugë”,deklaroi Besmir Bojku, futbollist i KF Struga TL

Ndeshja Struga Trim Lum – Pobeda luhet të shtunën në stadiumin e Strugës, ndërsa drejtësinë do ta ndaj Stojançe Trpçevski nga Kavadari. Dy sfidat tjera të xhiros së parë zhvillohen të dielën në ora 17:30, takohen: Sileksi – Rabotniçki dhe  Akademija Pandev – Bregallnica./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share