Sfidat e mbrëmshme në Ligën e Europës kanë përcaktuar emrat e skuadrave që do të ndeshen me fitueset e grupeve të këtij turneu, të cilat kishin shmangur pjesëmarrjen në raundin e parë play-off.
Fitueset e grupeve, sipas rregullores së turneut, janë ë vendosur në vazon e skuadrave të forta dhe do të luajnë ndeshjen e kthimit në fushën e tyre. Ato janë:
Union SG, Arsenal, Frajburg, Ferencvarosh, Fejenord, Real Betis, Real Sociedad, Fenerbahçe.
Ndërkohë, në vazon e skuadrave të dobëta do të futen të gjitha ekipet që u kualifikuan mbrëmë nga play-off i Ligës së Europës si më poshtë:
Mançester Junajtid, Bajer Leverkusen, Union Berlin, Juventus, Roma, Sporting Lisbona, Sevilja, Shakhtar Donjetck.
Shorti për skuadrat do të hidhet këtë të premte, më 24 shkurt, në orën 12:00 në Nion të Zvicrës. Në këtë tur, shorti paracakton që skuadrat nga të njëjtat shtete nuk mund të luajnë kundër njëra-tjetrës.
Rezultatet e 1/16 së finale të Ligës Europa që u zhvilluan mbrëmë:
Midtjylland – Sporting 0-4
Monaco – Bayer Leverkusen 2-4
Nantes – Juventus 0-3
PSV – Sevilla 2-0
AS Roma – Salzburg 2-0
Manchester Utd – Barcelona 2-1
Rennes – Shakhtar 2-2
Union Berlin – Ajax 3-1
Sh.S. /KlanMacedonia/