Liga e Parë: Të dielën përfundon kampionati 2022/2023

FC SHKUPI DORËZON “STAFETËN” KAMPIONIT TË RI STRUGA TRIM LUM

Me ndeshjet e javës 33-të që në program janë të dielën me fillim në ora 17:00, përfundon edicioni i 31-të kampionati i Ligës së parë të futbollit. Ndeshja  kryesore e kësaj radhe është “Qershia mbi torte” pasi takohen kampioni i ri Struga Trim Lum dhe kampioni në fuqi FC Shkupi.

Takimi në stadiumin buzë liqenit në Strugë, ndërmjet Struga Trim Lum dhe Shkupi   përpos lojës në fushë të gjelbër ka edhe karakter festiv pas në fund të ndeshjes  presidenti i FFM-së,  Muamed Sejdini, do të dorëzoj Kupën për titullin e fituar. Megjithatë ekipet kanë për detyrë që me lojë cilësore të kënaqin  publikun e pranishëm.

 Sigurisht se at ditë do jetë festë. Normalisht ne do ta luajmë ndeshjen sepse është kampioni në fuqi, thashë edhe për moral do na shërbej për finalen e Kupës, por e rëndësishme është të festojmë këtë titull që akoma seriozisht them nuk më besohet. Ka qenë e pabesueshme por totalisht e merituam”, deklaroi Shpëtim Duro, trajner i Struga Trim Lum.

Shkëndija pas disfatave në dy takimet e fundit ndaj Shkupit në Çair dhe Struga Trim Lumit në Tetovë, të dielën udhëton në Maxhari aty ku do të përballet me Rabotniçkin. Trajner Qatip Osmani thotë se ekipi i tij në çdo ndeshje  luan për fitore. 

Duhet të shkojmë të luajmë, do shkojmë për fitore sigurisht. Shkëndija është ekip që në çdo lojë pa marr para sysh a është në lojë për ndonjë trofe çdoherë shkon për fitore”, deklaroi Qatip Osmani, trajner i Shkëndijës.

 Në tre ndeshjet tjera të javës së 33-të, takohen: Skopje – Bregallnica, Pobeda – Tikveshi dhe Akademia Pandev – Sileksi. Skopje është e lire. Të gjitha ndeshjet luhen të dielën me fillim në ora 17:00. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Shaban Sinani

Lexo gjithashtu
Total
0
Share