BARAZON SHKËNDIJA, HUMB SHKUPI
Tre fitore të vendasve, një barazim dhe një fitore të mysafirëve me 13 gola të shënuar dhe dy kartonë kuq ishte epilogu i ndeshjeve të javës së gjashtë të sezonit vjeshtor në Ligën e Parë futbollit vendor
Sot në të gjitha terrenet e Ligës së Parë të futbollit vendor u zhvilluan ndeshjet e javës së gjashtë të kampionatit vendor. Derbi i kësaj jave që u zhvillua në stadiumin e qytetit në Tetovë mes Shkëndijës dhe Makedonija Gj.P. përfundoi me rezultatin 1:1. Autor të golave për vendasit ishin Ljupç Doriev, ndërsa për mysafirët Arbi Vosha.
Në Strumicë u takuan Akademija Pandev – Struga Trim&Lum, ndeshja përfundoi me rezultatin 0:3, me golat e Bunjamin Shabani, Besart Ibrahimi dhe Zija Merxhani. Për skuadrën strugane është ky sukses historik pas në gjashtë ndeshje kanë ftuar po aq fitore dhe me 18 pikë të vetmuar kryesojnë tabelën
Ndeshja në Shtip mes Bregallnicës dhe Kampionit në fuqi FC Shkupi pas 90 minutave lojë përfundoi me rezultatin 2:0. A utor të golave për vendasit ishte Gjorgji Gjorgjiev. Shkupi nga minuta e 32 luajti me një lojtari pasi Sadnej Adetunji u ndëshkua me kartonë të kuq
Në dy sfidat tjera të kësaj jave u shënuan këto rezultate Sileksi – Tikveshi 3:2 dhe Skopje – Pobeda 1:0.
Pas gjashtë xhirove të zhvilluara të sezonit vjeshtor tabelën e kryeson Struga Trim&Lum me 18 pikë. Në katër takimet tjera që u zhvilluan pasditën e sotme u shënuan këto rezultate:
Akademija Pandev – Struga Trim&Lum 0:3
Bregallnica – Shkupi 2:0
Skopje – Pobeda 1:0
Shkëndija – Makedonija GJP 1:1
Sileksi – Tikveshi 3:2
Rabotniçki ishte i lirë
Tabela
1. Struga TL 18
2. Sileksi 11
3. Shkëndija 11
4. Bregallnica 10
5. Ak. Pandev 7
6. Shkupi 7
7. Mak. Gj.P 5
8.Tikveshi 4
9. Rabotniçki 4
10. Skopje 3
11. Pobeda 1