NDESHJA FC SHKUPI – SKOPJE DO TË LUHET NË KËRÇOVË
Katër ndeshje të javës së 15-të të sezonit vjeshtor në Ligën e Parë të futbollit vendor do të luhen të shtunën dhe një ndeshje të dielën krejt shkaku i obligimeve të reprezentacionit për dy ndeshjet miqësore Finlandës dhe Azerbajxhanit. FC Shkupi nikoqire në stadiumin e Kërçovës. Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 13:00
Në stadiumin buzë liqenit në Strugë do të përballen lideri në tabelë Struga Trim Lum dhe Shkëndija që aktualisht renditet e dyta. Struganwt zotohen se do të japin maksimumin për të fituar tri pikët.
“Në mes javë kemi marrë një fitore mjaft të rëndësishme ku jemi plasuar në gjysmëfinalen e Kupës së Maqedonisë. Unë mendoj se duhet ta shfrytëzojmë këtë fitore si motiv shtesë për ndeshjen e fundjavës me ekipin e Shkëndijës, ku na pret një ndeshje e vështirë por mendoj se duhet ta fitojmë kë ndeshje që të risim epërsinë e pikëve në tabelë nga vendi i dytë domethënë nga Shkëndija” – tha Ard Kasami, futbollist i KF Struga Trim Lum.
Nga ana tjetër edhe ekipi kuqezi është i motivuar pas kualifikimit në gjysmëfinale tw kupws dhe shprehen optimist se edhe kundër struganëve do të vazhdojë rrugëtimi i sukseseve në cilësinë e mysafirit.
“Për ne çdo herë ndeshja e radhës është më e rëndësishmja. Kështu tani dueli me Strugën për ne del në plan të parë dhe fokusin e kemi për fitore.Si mysafirë kemi ecur shumë mirë këtësezon, heqim këry barazimin me Sileksin në Kratovë dhe besojmë performance positive edhe në Strugë.Oponenti ka zhvilluar gjysmësezon bindës, jo rastësisht janë në vend të parë , por dihet se ne gjithashtu duam të jemi aty dhe punojmë shumë t;ia dalim. Na prêt dueli i vështirë me kundërshtarë kualitativ, por besoj se kemi potencial për të fituar Strugën” – tha Ljupço Doriev, futbollist i Shkëndijës.
Skuadra e Shkupit për shkak të suspendimit të stadiumit në Çair kundër Skopjes do të jetë nikoqir në stadiumin e qytetit në Kërçovë. Tikveshi në Kavadar takohet me Rabotniçkin, Akademija Pandev në Strumicë pret Sileksin, ndërsa të dielën Makedonija Gj.P është nikoqire e Bregallnicës. Pobeda është e lire. /KlanMacedonia/
Përgatiti: Shaban Sinani