Liga e parë: Struga TL dhe Shkëndija me fitore nisën sezonin e ri, Shkupi, Gostivari dhe Voska Sport barazuan

Dy fitore të skuadrave vendase, dy barazime dhe një fitore e ekipit mysafirë me gjithësejt 14 gola është epilogu i ndeshjeve të xhiros së pare edicionit të 33-të kampionati në Ligën e pare të futbollit. Fiton Ademi ishte autor i golit të parë të sezonit të ri, ndeshja AP Brera – Vardari fillon në ora 20:00

Ndeshja e shumë pritur mes skuadrës vendase Besa e Dobërdollit – Shkëndija në një atmosphere të nivelit më lartë sportive në stadiumin e qyetit në Gostivar para afro 3 mijë tifozëve përfundoi me fitoren 1-3 për ekipin kuqezi. Autor të golave ishin Fiton Ademi në minute e 11 dhe 21 si dhe kapiteni Besart Ibraimi i cili pas tre viteve sërish luan në ekipin e tij të zemrës shënoi golin e tij 203 në minute 62 nga penaltia. Golin e parë për ekipin Besa si anëtare e Ligës së pare e shënoi REmzifaik Selmani në minute e 35-të nga penaltia. Njollë të zezë në këtë ndeshje ishte kartoni I kuq I trajnerit Aleksandar Tanevski pas reagimit të një vendimi të arbitrit Aleksandar Staverev I cili ndeshjen e derejtoi me autoritet.

Ndeshja në Strugë mes kampionit në fuqi Struga Trim Lum dhe fituesit të Kupës, Tikveshi përfundoi me fitoren e kampionëve me rezultatin 1-0 me golin e vetëm që e shënoi Kompaore në minute e 89-të ndeshjes. Trajneri Qatip Osmani menjëher pas përfiundimit të ndeshjes deklaroi “Jam i kënaqur me tre pikët e fituara por asesi nuk jam i kënaqur me lojën e ekipit gjatë 90-të minutave. Besoj se në ndeshjet e radhë do të kemi paraqitje shumë më cilësore” tha Qatip Osmani.

Në Çair, Shkupi barazoi me ekipin Voska Sport me rezultatin 3-3 që është një rezultat pak sa befasues. Autor të golave për vendasit ishin Ibishi, Guej dhe Edmundson,ndërsa për Voska Sport shënuan Jahja, Osei dhe Ibraimi.

Në Manastir P{eslisteri barazoi me Gostivarin 1-1, autor të golave ishin R istevski për vendasit dhe Potuk për Gostivari. Rabotniçki në arenën “Todor Proeski” me një gol të Dejli mundi SIleksin 1-0,

Ndeshja e fundit e xhiros së pare ka filluar në ora 20:00 mes AP Brera – Vardari.

Rezultatet e xhiros së parë

Struga Trim Lum – Tikveshi 1-0

Besa – Shkëndija 1-3

Rabotniçki – Sileksi 1-0

Pelesteri – Gostivari 1-1

Shkupi – Voska Sport 3-3

AP Brera – Vardari

Në xhiron e dytë që zhvillohet më m18 gusht, në ora 17:00, takohen:

Gostivari – Shkupi
Shkendija – Rabotniçki
Sileks – AP Brera Strumica
Struga Trim Lum – Besa 1976
Tikveshi – Voska Sport
Vardari – Pelisteri

Lexo gjithashtu
Total
0
Share