Liga e Parë: Shkëndija – Shkupi super derbi në xhiron e tetë

SHKËNDIJA RIKTHEN QATIP OSMANIN  

Të shtunën në program janë ndeshjet e javës së tetë të sezonit vjeshtor në Ligën e Parë të futbollit vendor. Super derbi i rrethit të parë të kampionatit zhvillohet në stadiumin e qytetit në Tetovë, ndërmjet Shkëndijës dhe Shkupit. Të gjitha ndeshjet e javës së tetë zhvillohen të shtunën me fillim në orën 15:00

Ndeshja  derbi me kampionin në fuqi ekipin e Shkupit është një sfidë shumë e rëndësishme për drejtuesit e ri të ekipit kuqezi . Drejtori sportiv Harun Isa, në një deklaratë ekskluzive për Klan Maqedoni, për ndeshjen  e së shtunës bëri thirrje për një ndeshje korrekte dhe sportive, raporton Klan M.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

 E dimë se Shkupi ka një skuadër shumë të mirë, edhe vjen si kampion në Tetovë, por besoj se lojtarët e dinë këtë dhe ata janë profesionistë, dhe nuk kam çka t’iu them atyre diçka për motivimin. “Pres një ndeshje shumë interesante, si për lojtarët, si për ne, si dhe për shikuesit, opinionin, në stadiumin e Tetovës, të jetë ferr dhe korrekt, si i ngjanë futbollit dhe sportit, t’i përngjajmë pak edhe Evropës edhe pse jemi shumë larg Evropës, por të përpiqemi të jetë fer dhe korrekte” – deklaroi Harun Isa, drejtor sportiv te KF Shkëndija.

Drejtori sportiv i ekipit kuqezi shpreson se ndeshja derbi do të jetë në suaza të fair playt, tifozet ta bëjnë punën e tyre me anim korrekt dhe apelon që  çdo gjë të jetë suaza të korrektësisë

Pres që të vijë publik sa më shumë, ta përkrahin Shkëndijën, siç thashë në mënyrë korrekte, që edhe lojtarët tonë të japin maksimumin, edhe është një motivim më shumë për lojtarët që të jetë ferr dhe korrekt, ju lutem që t’i ngjajë sportit edhe jo luftës.” – deklaroi Harun Isa.

Futbollisti Besir Demiri thotë se kjo ndeshje është  shumë e rëndësishme për ekipin e Shkupit si kampion ka detyrë në çdo ndeshje të futet për fitore.

“Do të duhet të vazhdojmë serinë e rezultateve pozitive pasiqë tani kemi kaluar krizën pas dy fitoreve ndaj Rabotniçkit dhe dhe Bellasicës.  Shpresoj që të jetë një ndeshje  fer dhe korrekte si dhe me tifozë. Në fund le të fitoj futbolli” – tha Besir Demiri, futbollist.

Ndërkohë, KF Shkëndija ka bërë publike arritjen e marrëveshjes me trajnerin Qatip Osmani. Kuqezinjtë dhe tekniku 53 vjeçarë kanë firmosur kontratë 2 vjeçare me hapësirë për vazhdim të bashkëpunimit nëse gjërat shkojnë sipas planifikimit. “Qato” kthehet në shtëpi! Trajneri që numëron 5 trofe me Shkëndijën do të drejtojë kuqezinjtë në periudhën që pason – thuhet në komunikatën e KF Shkëndija. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share