Dy fitore të vendasve, dy barazime dhe një fitore e mysafirëve me vetëm pesë gola të shënuar është epilogu i ndeshjeve të javës së 20-të në ligën e Parë të futbollit vendor
Në stadiumin e qytetit në Tetovë, skuadra kuqezi shënoi fitoren e parë sezonale para publikut vendas, kësaj radhe kundër Pobedës së Prilepit me rezultatin 1:0. Autor i golit të vetëm ishte Erald Çinari në minutën e 61’, për futbollistin shkodran ishte ky goli i parë i tij në ndeshjen debutuese para tifozëve tetovar.
“Ndihem jashtëzakonisht mirë sepse kam pas një periudhe të gjatë të vështirë dhe ta festosh debutimin para tifozëve tanë në shtëpinë tonë tre pikë dhe me golin tëndë nuk kishte si të si të shkonte më mirë” deklaroi Çinari pas ndeshjes
Sileksi në Kratovë me një lojë të shkëlqyer sidomos në pjesën e parë të ndeshjes, mundi kampionët në fuqi FC Shkupin 2-1. Autor të golave pë vendasit ishin Milosavleviq dhe Gjorgjievski, ndërsa Danfa shënoi për Shkupin.
Bregallnica e Shtipitt befasoi me fitoren në transfertë kundër Rabotniçkit me një gol të vetëm që e realizoi Nikollova.
Dy ndeshjet tjera Skopje – Tikveshi dhe dje Struga Trim Lum – Makedonija Gj.P përfunduan me barazim pa gola 0-0.
Rezultatet e javës së 20-të:
Shkëndija – Pobeda 1-0
Sileksi – Shkupi 2:1
Rabotniçki – Bregallnica 0-1
Skopje – Tikveshi 0-0
Struga Trim Lum – Makedonija Gj.P 0-0
Tabela: 1. Struga TL 39 pikë, 2. Shkupi 37, 3.Shkëndija 31, 4.Sileski 29, 5. Tikveshi 28, 6.Bregallnica 25, 7. Makedonija Gj.p 21, 8.Rabotniëki 21, 9.Akademiab Pandev 15, Skopje 13 pikë.
Në javën e 21-të takohen: Bregallnica – Shkëndija, Makedonija Gj.P – Tikveshi, Pobeda – Sileksi, Rabotniçki – Skopje, Shkupi – Ak.Pandev. Struga TL është e lirë.
/Shaban Sinani – KlanMacedonia/