Liga e Parë: Shkëndija “demoloi” Vardarin, barazim në ndeshjen Struga – Gostivari

Xhiroja e tetë në Ligën e Parë të Futbollit solli ndeshje interesante, kurse sipas traditës dhe statusit, vëmendje të vecantë zgjoi ndeshja në Tetovë. Shkëndija “demoloi” Vardarin dhe tregoi se për momentin ka ekip më të mirë se shkupjanët.

Në Tetovë, dilemat rreth fituesit u zgjodhën në 30 minutat e para kur Shkëndija kishte epërsi prej 3:0. Golashënues ishin Trumçi, Ibraimi, Ahmedi në pjesën e parë dhe Ramadani në të dytën, për rezultatin përfundimtar 4:0.

Si duket ky rezultat nuk u ka pëlqyer futbollistëve të Vardarit, vecanërisht portierit Gaçevski i cili përvec se me futbollistët nikoqir pati zënka edhe me “ultrasët” e Shkëndisë. Në fund të ndeshjes u shënua edhe një incident kur portieri mysafir u godit nga publiku.   

Pas barazimit midis Strugës dhe Gostivarit, Shkëndija rikthehet si lidere në renditjen e tabelës.

Në ndeshjen tjetër derbi, Struga dhe Gostivari u ndanë me barazim 2:2. Nikoqirët dy herë ishin në avantazh me golat e Kehindes dhe Kompaores kurse Gostivari barazoi përmes Ajdoganit dhe Simonovskit.

Rezultatet e javës së 8-të;

SHKËNDIJA – VARDARI                  4:0

STRUGA TL – GOSTIVARI               2:2

RABOTNIÇKI – SHKUPI                  2:1

BESA – VOSKA SPORT                    1:0

AP BRERA – PELISTERI                   4:0

TIKVESHI – SILEKSI                         0:0

Tabelës së klasifikimit I prinë Shkëndija me 17 pikë, para Gostivarit dhe Rabotniçkit që kanë tubuar nga 16 pikë. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share