Sileksi do ta kalojë dimrin në pozitën e liderit në Ligën e parë të futbollit në vend, pasi në xhiron e fundit të pjesës vjeshtore të kampionatit shfrytëzoi barazimin në Tetovë të Shkëndisë dhe Gostivarit.
Sileksi, Shkëndija bashkë me Rabotniçkin kanë nga 37 pikë dhe paralajmërojnë një kampionat interesant në pjesën pranverore.
Rezultatet e xhiros së fundit të pjesës vjeshtore;
SHKËNDIJA – GOSTIVARI 0:0
BESA – SHKUPI 0:1
STRUGA TL – VOSKA SPORT 2:1
RABOTNIÇKI – PELISTERI 3:0
SILEKSI – VARDARI 1:0
TIKVESH – AP BRERA 2:0
Gara interesante do të zhvillohen edhe në betejën për ekzistnecë në ligën e parë, ku në pozitë më të vështirë janë; Voska, Vardari, Besa dhe Tikveshi. /tvklan.mk/