Liga e Parë: Java e V-të me disa duele të “nxehta”!

Maxhari, Çairi dhe Shtipi në qendër të vëmendjes

Stadiumi  “Boris Trajkovski” në lagjen Maxhari të Shkupit është nikoqire e ndeshjes derbi mes Rabotniçkit vendas dhe Shkëndijës së Tetovës. Ish mbrojtës  kuqezi Mevlan Murati i cili aktualisht është pjesë e “romantikëve” për Klan Maqedoni tha se ekipi i tij do të bëjë çmos që të fitoj për të mos hyrë në krizë  rezultatesh.

 “Patjetër na duhet fitorja se me një humbje të radhës do të hymë në krizë dhe pastaj se do kemi problem . Por besoj  në  kualitetet e ekipit dhe do mobilizohemi maksimalisht që të korrim fitore në at ndeshje” deklaroi  futbollisti Mevlan Murati.

 Nga ana tjetër edhe Ardian Limani, njëri nga përforcimet e kuqezinjve, beson se do të vazhdojë seria e fitoreve.

Ne sapo e kemi analizuar tash më kundërshtarin  dhe kemi pa që kundërshtari është e ekip mjaft cilësor sidomos kur është vendas. Mirëpo ne besojmë në  cilësitë tona dhe  jo vetëm në këtë ndeshje por edhe në të gjitha ndeshjet do të shkojmë  për tri pikë. Do ti marrim ndeshjet një nga një kështu që të dielën presim vetëm fitore” tha  futbollisti Ardian Lmani

Në stadiumin e Çairit do të përballen FC Shkupi dhe Gostivari. Futbollisti  i Shkupit Hamza Ramani për faqen zyrtare të klubit thotë se koha është për fitore.

Ndeshja kundër Gostivarit është e një rëndësie të madhe për ne, për faktin se presim që të shënojmë fitore si vendas, për të marrë pikë të plota dhe njëherit të gëzojmë edhe tifozët tanë”.

Por, nga ana tjetër, sulmuesi i Gostivarit, Remzifaik Selmani, për Klan Maqedoni shprehet se Gostivari do të angazhohet maksimalisht për të nxjerr rezultat  pozitiv.

Normalisht që ndeshja do të jetë e vështirë si të gjitha tjerat. Por momentalisht edhe  Shkupi ka një krizë të vogël në formën e saj nuk e kanë nisur shumë mirë po ashtu edhe neve nuk e kemi nisur mirë por në ndeshjen e fundit i arkëtuam tre pikë dhe besoj se dalë nga dal do kthehemi aty ku Gostivari me të vërtet e meriton. Do të jetë një ndeshje shumë e mirë për tifozët do të jetë një ndeshje  që do të dhuroj  futboll të mirë dhe shpresoj që në fund ti marrim tri pikë

 Në tre takimet tjera të së dielës Bregallnica në Shtip është nikoqire e liderit në tabelën e klasifikimit AP Brera, në Kavadar, Tikveshi përballet me Voska Sportin  dhe në Kratovë, Sileksi e pretë Makedonija Gj.P. Ndeshja Struga Trim Lum – Vardari është anuluar për 1 nëntor. Pesë ndeshjet e së dielës fillojnë në ora 16:00./KlanMacedonia

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share