Java e 18 dhe e fundit e sezonit vjeshjtor në Ligën e Parë të futbollit vendor hapet me ndeshjen Gostivari – Makedonija Gj.P. Duke e bazuar në rezultat e arrituara në rrethin e dytë të kampionatit ekipi i Gostivari ka zhvilluar gjashtë sfida prej të ciolave tre në cilësinë vendasit ku ka shënuar 2 fitore dhe një barazim, ndërsa në tre ndeshjet e si mysafirë ka luajtur me barazim.
Reparti i sulmit ka realizuar 6 gola, ndërsa mbrojtja ka pranuar 4 gola. Sipas këtyre të dhënave statistikore në gjashtë sfidat e fundit ekipi i Gostivarit konsiderohet favorite në ndeshjen e nesërme që do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Gostivar me fillim në orën 13:00, ndërsa drejtësi do të ndaj arbitri nga Shtipi Stojançe Stojanov
Pesë takimet tjera të xhiros së 18-të do të zhvillohen të dielën, ku edhe zyrtarisht do të mësohet se cila nga skuadrat Struga Trim Lum apo FC Shkupi do të shpallen kampion vjeshtor. Aktualisht kryeson Struga Trim Lum me 36 pikë e ndjekuar nga FC Shkupi me 35 dhe Shkëndija që ka 32 pikë.
Në xhiron e 18-të, takohen:
Të shtunën më 9.12.2023
Gostivari – Makedonija Gj.P,
Të dielën , më 10.12.2023
AP Brera – FC Shkupi,
Shkëndija – Sileksi,
Struga Trim Lum – Bregallnica,
Vardari – Tikveshi,
Voska Sport – Rabotniçki
Tabela: 1. Struga Trim Lum 36 pikë, 2 FC Shkupi 35, 3.Shkëndija 32, 4. Sileksi 27., 5.Rabotniçki 23, 6.Tikveshi 22, 7.Gostivari 21, 8.AP Brera 20, 9.Makedonija Gj.P 18, 10.Bregallnica 17, 11. Voska Sport 17, 12. Vardari 14 pikë. /KlanMacedonia