Liga e Parë: Goli i Abazit vendimtar për fitoren e FC Shkupi kundër AP Brera

Në ndeshjen hapëse të xhiros së shtatë të sezonit në Ligën e Parë, të futbollit vendor, FC Shkupi  me golin e Luan Abazit në minutën e 69, mundi ekipin Brera  1-0.  Me tri pikët e fituara  FC Shkupi tani me 12 pikë pozicionohet e treta në tabel.

Në stadiumin e Çairit në Shkup në një lojë mesatare, ekipi FC Shkupi  shënoi  fitoren e  tretë sezonale  kësaj radhe në ndeshjen hapëse të xhiros së shtatë në Ligën e Parë të futbollit vendor, kundër ekipit nga Strumica  AP Brera.  Pas pjesës së pare përfundoi pa gola 0-0, rezultati u  zhbllokua në pjesën e dytë me autor Luan Abazi  I  cili në lojë u inkuadrua në fillim të pjesës së dytë  duke  zëvendësuar futbollistin boshnjak Armin Hoxhiq. Goli i Abazit doli që të jetë vendimtar pë epilogun \ e kësaj ndeshje.

FC Shkupi me tri pikët e reja tani me 3 fitore, 3 barazime dhe 1 disfatë ka 12 pikë dhe pozicionohet e treta në tabel pas Shkëndijës dhe AP Brera që kanë nga 13-të pikë.

Pesë ndeshjet tjera të javës së shtatë zhvillohen të dielën në ora 15:00, takohen: Sileksi – Shkëndija, Bregallnica – Struga Trim Lum, Makedonija Gj.P – Gostivari, Rabotniçki – Voska Sport  dhe Tikveshi – Vardari./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share