Liga e parë: Fitore e Shkëndijës me përmbysje spektakolare 3-2 ndaj AP Brera/ Humbin Struga TL dhe Shkupi

Tre  fitore të ekipeve vendase dhe  tre të atyre mysafire me gjithësejt  18 gola të shënuar është epilogu i gjashtë ndeshjeve  të javës së 30 në ligën e Parë të futbollit vendor, Lideri i ri në renditjen e tabelës  tani është Shkëndija me  59  pikë aq sa kanë edhe Struga Trim Lum në vendin e dytë Shkupi në vendin e tretë, Makedonija Gj.P dhe Bregallnica me nga 26 pikë  i thonëlamtumirë elitës së futbollit edhe pse ka edhe tre xhiro deri në fund të kampionatit

 

Shkëndija deri te  tre e mëdha  arriti me përmbysje spektakolare në 20 minutat e  fundit të ndeshjes, pasi deri në minutën e 79, ekipi nga  Strumica  AP Brera  ishte  në  epërsi  0-2 me  golat që i shënuan  Ivkoviq në minutën 15-të dhe Cvetanovski në at të 69-të  dhe  kur  të  gjithë  pritnin  fitore  të sigurt  të vendasve  në skenë doli Fiton Ademi  që realizoi golin e parë, pastaj  në super  gol i Klisman Cake në minutën 88, dhe  në minutën e katër shtesë boshnjaku Almir Aganspahiq shënoi për fitoren  spektakolare të kuqezinjve të cilët falë disfatave të Struga Trim Lum dhe Shkupi, tani  bëhet lider në renditjen e  tabelës. Pas  përfundimit të ndeshjes  mpati në festë e përbashkët e  tifozëve  me futbollistë dhe  stafin teknik.

Ndeshjen  Shkëndija – AP Brera  mjaftëmirë e drejtoi njëra nga  arbitret më të mira  femra në Europë Iva Projkovska.

 

Ndeshje  interesante dhe me kthesa të shumta ndodhi edhe në Kavadar, mes Tikveshit dhe Struga Trim Lum . Vendasit  ishin në epërsi në pjesën e parë me golin e Mojsovit, ndërsa golashënuesi më mirë vendit nga mvetsimi i Maqedonisë së Veriut  Besart Ibraimi me dy gola në minutën e 63 dhe 77 çoi në epërsi kampionët aktual, por në minutën e 88 Stojkovski dhe në minutën e katërt shtesë Silva  shënuan për fitoren e skuadrës vendase. Kujtojmë me me dy golat e sotëm Besart Ibraimi në total ka 201 gol që paraqet një rekord që nuk do të thyhet shumë gjatë.

Në Gostivar, skuadra vendase mundi Shkupin me rezultatin 2-0 me golat që i shënuan Kirovski dhje Kehinde. Skuadra e Ohrit, Voska Sport me fitoren e sotme  kundër Makedonija Gj.P në transfertë përfundimisht mund të rehatohet  sa i përket mbijetues. Autor të golave  për Voska Sport ishin  Iliecvski dhe Marushiq.  Me fitoren kundër Bregallnicës në Shtip, Vardari  ndihet më qetë pasi  tanimë  ka  siguruar  balotazhin për mbijetesë në elitën e futbollit, ndërsa Rabotniçki  me fitoren kundër Sileksit në Kratovë, me 38 pikë  është pozitën e shtatë.

 Rezultatet: Bregallnica – Vardari 0-3, Gostivari – Shkupi 2-0, Makedonija Gj.P – Voska Sport 0-2, Shkëndija -AP Brera 3-2, Sileksi – Rabotniçki  0-1, Tikveshi – Struga Trim Lum 3-2

Tabela: 1.Shkëndija 58, 2.Struga Trim Lum 58, 3.Shkupi 58,  4. Tikveshi  42, 5. Sileksi 41, 6. Gostivari 40,  7. Rabotniçki 38. 8. AP Brera 37, 9. Voska Sport 37, 10.Vardari 32 , 11. Makedonija Gj.P 26, 12. Bregallnica 26 pikë

Java e  31-të, 5 maj në ora 17:00. Takohen: Shkupi – Shkëndija, Struga Trim Lum – Gostivari, Voska Sport – Sileksi, Rabotniçki – Tikveshi , Vardari – Makedonija Gj.P dhe AP Brera – Bregallnica

Lexo gjithashtu
Total
0
Share