Derbi I javës së 25-të mes Shkupit dhe vardarit përfundoi me fitoren e thellë 3-0 për ekipin nga Çairi, në një ndeshje e cila u zhvillua në tribuna të mbushura me tifozë të ekipit vendas . FC Shkupi dominoi lojë gjatë 90 minutave edhe pse Vardari në pjesën e parë u mbrojë por kishte edhe fat, ndërsa në pjesën e dytë çdo gjë I shkonte për dore ekipit vendas dhe me golat e Dudu në minutën e 54, Trapanovskit në minutën e 68 dhe Groner në minutën e 77 regjistruan fitoren e 14 sezonale.
Duhet theksuar se dy futbollist u ndëshkuan me kartonë të kuq për lojë të palejueshme dhe atë Marjan Ristovski ni Vardarit në minutën e 64, ndërsa Abdul Rwatubyaye i Shkupit në minutën e 81.
Me tre pikët e sotme Shkupi aktualisht me 51 pikë sa ka edhe Struga Trim Lum është në pozitën e dytë, ndërsa Vardari mbetet në pozitën e 10-të me 26 pikë
Në ndeshjen tjetër që u zhvillua sot në Kavadar, Tikveshi dhe Sileksi i ndanë pikët duke luajtur me barazim 1-1. Danoski shënoi për vendasit në minutën e 54-të, ndërsa Gjerorgjievski barazoi në minutën e tretë shtesë të lojës.
Katër ndeshjet tjera të javës së 25të zhvillohen të dielën në ora 15:00, takohen: Shkëndija – Bregallnica, Struga trim Lum – Voska Sport, Gostivari – Makedonija Gj.P dhe AP Brera – Rabotniçki