Katër fitore të skuadrave vendase dhe dy barazime me 14 gola të shënuar dhe një kartonë të kuq është epilogu u ndeshjeve të javës së 9-të në Ligën e parë të futbollit vendor.
Derbi në Çair mes Shkupi dhe kampionit në fuqi Struga Trim Lum përfundoi me fitoren e skuadrës nga Çairi me rezultatin 2-0 me golat që i shënuan Kuevan dhe Arbi Vosha. Derbi i pollogut mes Gostivarit dhe Shkëndijës përfundoi me barazim 2-2. Autor të golave pë vendasit ishin Atiemven dhe Potuk, ndërsa për kuqezit Totre nga penaltia dhe Cake. Sileksi në Kratovë me rezultati 4-2 mundi Voska Sportin, ndërsa Rabotniçki me golin e Atdhe Mazarit mundi 1-0 Tikveshin. Ndeshja në Shtip mes Bregallnicës dhe vardarit përfundoi pa gola 0-0. Dje Makedonija Gj.P mundi AP Brera 1-0. Pas ndeshjeve të javës së 9-të Tabelën tani e kryeson Shkupi me 18 pikë para Shkëndijës që ka 17 pikë dhe një ndeshje më pak.
Rezultatet:
Gostivari – Shkëndija 2-2
Shkupi – Struga Trim Lum 2-0
Sileksi – Voska Sport 4-2
Rabotniçki – Tikveshi 1-0
Bregallnica – Vardari 0-0
Makedonija Brera 1-0
Tabela: Shkupi 18 pikë, Shkëndija 17 (-1ndeshje), Sileksi 16, Struga TL (15. -2 ndeshje), AP Brera 14, Tikveshi 13, Rabotniçki 13, Makedonija gj.P 11, Bregallnica 10, Voska Sport 7, Gistivari 7, Vardari 5 pikë.
Të mërkurën në Tetovë zhvillohet ndeshja e mbetur nga java e dytë e sezonit vjeshtor mes Shkëndijës dhe Struga Trim Lum.