Liga e parë: Ekipet vendase konsiderohen favorite (VIDEO)

NË TETOVË SHKËNDIJA – AK.PANDEV, RABOTNIÇKI NIKOQIRE E STRUGA TL

Të dielën në program janë katë ndeshje të javës së 14-të sezoni vjeshtor në Ligën e Parë të futbollit vendor. Vëmendja do të jetë e përqëndruar sërish në Shkup dhe Tetovë. Në kampin stërvitor të FFM-së, takohen Rabotniçki – Struga Trim Lum, ndërsa në Tetovë, Shkëndija është nikoqire e Akademija Pandev.  Të gjitha ndeshjet fillojnë ora 13:00

Skuadra kuqezi në ndeshjen e gjashtë në stadiumin e qytetit në Tetovë takohen me Akademia Pandev e cila fatkeqësisht në këtë është duke përjetuar një krizë të thellë, ndërkaq Shkëndija  më e suksesshme ishte në cilësinë e mysafirit ku ka shënuar pesë fitore e një barazim. Për të ndjekur këtë ndeshje ka paralajmërime për praninë e një numri më të madhë të shikuesve pasi gjatë këtij muaji tifo-grupi “Ballistët” do të festojnë 30-vjetorin e themelimit të tyre.

Siç e thatë edhe ju në terrenin në Tetovë ende nuk kemi fituar këtë sezon, fitorja si vendas ka qenë në Strugë, ndërsa tani është radha të bëjmë më të mirën, të bëjmë maksimumin dhe të korrim fitore ditën e diel e t’i gëzojmë publikun tonë”. Është një gjest shumë i mirë nga ana e klubit dhe gjithashtu edhe unë bëj thirrje që sa më shumë të vinë tifozët tetovarë” – tha futbollisti i KF Shkëndijës, Mexhit Neziri.

Lideri në renditjen e tabelës Struga Trim Lum në transfertë përballet me Rabotniçkit, ku do të mundohet të nxjerr më të mirën e mundshme.

”Do jetë një ndeshje shumë e vështirë, me një kundërshtar kualitativ, e kemi analizuar mirë ekipin e Rabotniçkit, mendoj dhe shpresoj se do të kthehemi me 3 pikë në Strugë” – tha Besmir Bojku, futbollist i Struga Trim Lum.

Pobeda në Prilep përballet me Makedonija GJ.P, ndërsa në Shtip, Bregallnica është nikoqire e Tikveshit. FC Shkupi është i lire. /KlanMacedonia/
Përgatiti: Shaban Sinani
Lexo gjithashtu
Total
0
Share