Liga e Parë: Autokomanda dhe Prilepi në qendër të vëmendjes

Neziri: Do të vazhdojmë të mbajmë kreun dhe diferencën

Të dielën në program janë pesë ndeshjet e javës së 26-të të kampionatit në Ligën e parë futbollit vendor. Ndeshje më tërheqëse janë Skopje – Struga Trim Lum dhe Pobeda – Shkupi. Të gjitha ndeshjet nisin në orën 15:00

Stadiumi “Hekurana”në Lagjen e Autokomandës në Shkup të dielën është nikoqire e ndeshjes mjaftë rëndësishme mes ekipit Skopje dhe liderit në renditjen tabelore Struga Trim Lum. Vendasit pas fitores javën e kaluar kundër Shkupit në Çair, janë motivuar që një sukses të radhës të arrijnë edhe kundër Struga Trim Lum. Futbollisti Mexhit Nexiri është i bindur se me angazhimin maksimal mund të vazhdojnë rrugëtimin e sukseseve.

“Ndeshja e radhës kundër Skopjes, mendoj se është një ndeshje shumë e rëndësishme për të vazhduar serinë e fitoreve. Ekipi është i përgatitur maksimalisht, vijmë pas disa fitoreve të njëpasnjëshme. Mendoj se me angazhimin e të gjithëve do të fitojmë këtë ndeshje dhe do të vazhdojmë të mbajmë kreun dhe diferencën ndaj ekipeve tjera”, tha Mexhit Neziri, futbollist i FC Struga TL.

Kampioni në fuqi FC Shkupi, të dielën ka një sfidë të vështirë, pasi në transfertë takohet me Pobedën në Prilep, ekip e cila pothuajse është dorëzuar sa i përket ekzistencës në kampionat.

“Pas ndeshjes kundër Skopjes, në të cilën nuk arritëm të marrim tre pike, tash na prêt një ndeshje kundër Pobedës. Mendoj që patjetër duhet të atakojmë në në tri pike dhe të dalim me fitore, pasi e dimë që jemi në fazën e fundit të kampionatit dhe medoemos na duhen tre pikë. Mendoj dhe shpresoj që do të kthehemi nga Prilepi me sukses”, tha Besir Demiri, futbollist i FC Shkupit.

Në tre takimet tjera të javës së 26-të takohen: Akademia Pandev –Rabotniçki, Tikveshi –Sileksi dhe Bregallnica –Makedonija Gj.P. Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 15:00./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share