Liga e Konferencës: Shkëndija nis aventurën europiane

NDESHJA SHKËNDIJA – ARARAT ZHVILLOHET NË SHKUP DHE FILLON NË ORA 20.00

 Skuadra e Shkëndijës, sonte në cilësinë e vendasit në arenën “Todor Proeski” do të përballen me skuadrën Ararat nga  Armenia në ndeshjen e parë kualifikuese të kompeticionit më të ri të UEFA-s Konferencë Ligë. Takimi i fillon në orën 20:00, ndërsa drejtësinë do e ndaj  zvicerani Lukas Fähndrich

Trajneri i ekipit “kuqezi” Artim Shaqiri siguron se futbollistët e tij janë maksimalisht të përgatitur për këtë përballje. Pa marrë parasysh se në ndeshjen kundër Araratit të Armenisë, Shkëndija futet si favorite, Trajneri Shaqiri bën thirrje për kujdes maksimal dhe të mos nënvlerësohet kundërshtari.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

E kemi analizuar kundërshtarin deri në maksimum, por analiza është vetëm analizë sepse së pari unë dua që ekipi im ta bëj punën e vetë në fushë dhe pastaj çdo gjë rregullohet do me thënë do të dalë edhe rezultati pozitiv. Për komplet mund të them se përveç Buba Hasanit që mungon shkaku i një lëndimi të vogël që u detyrua për tre ditë të jetë jashtë fushës, i cili do rikuperohet por nuk deshëm të rrezikojmë për ndeshjen e radhës, kështu që Buba do të jetë i gatshëm për ndeshjen kthyese”, deklaroi trajneri i KF Shkëndijës Artim Shaqiri

Futbollisti Egzon Bejtullai thotë se ka ardhur koha që Shkëndija sërish të përballet me emra të mëdhenj të futbollit europian. Shprehet se janë gati për sfidën evropiane të radhës.

Atmosfera në ekip është shumë e mirë, gjithë çunat dua të them se janë lojtarë të mirë dhe si karakter të mirë, atmosfera është top dhe mendoj që nesër ajo atmosferë të shihet në fushë.” deklaroi futbollisti i KF Shkëdijës Egzon Bejtullai

Trajneri i Araratit, Aram Vaskonian tha se disponon me njohuri të bollshme për Shkëndijën, pasi ka ndjekur ndeshjet kontrolluese me Mariborin dhe Dinamon. Shpreson në rezultat pozitiv.

ARAM VASKONYAN – TRAJNER I KF ARARAT

Do të bëjmë ç’mos që të kalojmë në raundin tjetër. Ndeshja e sotme është vetëm pjesa e parë në këtë takim, ndaj do të përpiqemi të nxjerrim më të mirën që ndeshjen kthyese të dalim fitues”, deklaroi trajneri i KF Ararat Aram VAskonyan

Për ekipin kuqezi kjo do të jetë paraqitja e 44-të në garat Europiane, ndërsa e treta në Konferencë Ligë./KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share