HISTORIKE: TRI FITORE RADHAZI PAS ASNJË GOLA TË PRANUAR
Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll, dy xhiro para përfundimit të grupeve në Ligën e Kombeve, thuajse ka siguruar vendin e parë, pasi tetorin perfekt e rrumbullaksoi me fitoren në Jerevan kundër Armenisë me 2 me 0.
Tetori perfekt. Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut bëri historinë duke shënuar tri fitore radhazi pa asnjë gol të pranuar.
Në Jerevan me golat e Miovskit dhe Alimit, përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut është një hap pranë divizionit B dhe balotazhit për Kupën e Botës.
Disfata nga Maqedonia e Veriut mbushi kupën tek Armenia. Oleksandar Petrakov shkarkohet nga posti I seleksionuesit.
Pas ndeshjes, seleksionuesi Milevski tha se fitorja u dedikohet futbollistëve, FFM-së dhe atyre që kishin besuar në këtë ekip.
“Këtë fitore para se gjitha ia dedikoj ekipit tim, futbollistëve , stafit teknik të gjithë ata të cilët janë kyçur në Federatën e futbollit të Maqedonisë pasi pa përkrahjen e tyre, pa logjistikë e tyre të mirë nuk mund të arrijmë apo të realizojmë tyre gjithë këtë që e punë që mendojmë arrijmë në përgatitjen e gjithë asaj që është parapërgatitje për çdo ndeshje, Kështu që kjo fitore është e dedikuar për gjithë Federatën e futbollit dhe opinionit futbolldashës në Maqedoni” -tha Milevski.
Me këtë fitore Maqedonia e Veriut ka siguruar vendin e parë në Grup dhe plasmanin në divizionin B.
Tani mbetet të fitohet vetëm një pikë në dy ndeshjet e mbetura në Shkup kundër Ishujve Faroe dhe Letonisë që të vuloset plasmani në fazën tjetër. /tvklan.mk/