Liga e Kombeve: RMV-ja hyri si favorite – përfundoi e treta

MILEVSKI: JEMI NË RRUGË TË DREJTË

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll, në ndeshjen e fundit të edicionit të sivjetëm të Ligës së Kombeve, humbi në terrenin vendas nga Bullgaria. Seleksionuesi Bllagoja Milevski pas ndeshjes ka deklaruar se krahas mosuksesit, Maqedonia e Veriut është në rrugë të drejtë.

“Djemtë treguan dëshirë të madhe për fitore dhe nuk kam asnjë vërrejtje. Ka potencial tek këto djelmosha. Jemi në periudhë tranzicioni ku futbollistët e rinj duhet të jenë më konkurrues në kualifikimet për EURO 2024. Mendoj se jemi në rrugë të drejtë, përkundër problemeve që I kemi pasur lidhur me lëndimet dhe formëën e futbollistëve”, deklaroi Blagoja Milevski-seleksiopnues i RMV-së.

Seleksionuesi I Bullgarisë, Mladen Krstajiq, solli fitoren e parë si mysafirë për bullgarët pas katër viteve. Ai vlerësoi se ekipi I tij ka zhvilluar një ndeshje të mirë.

“Askush nuk besonte tek ne para këtyre dy ndeshjeve. Thjeshtë duhej të bënim dicka. Nuk është lehtë të luash para 20 mijë tifozëve dhe këta të rinjtë duhej të përballeshin me presionin dhe të shënojnë fitore”, deklaroi Mladen Krstajiq-seleksionues i Bullgarisë.

Edhe pse në këtë edicion të Ligës së Kombeve Maqedonia e Veriut hyri si favorite për ta fituar grupin, vecanërisht pas plasmanit në EURO 2021 dhe finales së balotazhit për Katar 2022, vendi I tretë llogaritet si mosukses. Seleksionuesi Milevski përballet me presione të mëdha, kurse një postim në Instagram i Goran Pandevit, tregon se stafi teknik i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut në futboll ditëve në vijim do të jetë në shënjestër të kritikave por edhe përgjegjësisë për dështimet në këtë edicion të Ligës së Kombeve./KlanMacedonia/

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share