Liga e kombeve: Bullgaria sfida e parë për RMV-në

BARDHI: TË FILLOJMË ME KËMBË TË MBARË

Reprezentacion “A” i Maqedonisë së Veriut, sot me fillim në orën 18:00, kundër Bullgarisë, në stadiumin “Ludogorets Arena” në Razgrad, do të zhvilloj ndeshjen e parë kundër Bullgarisë, në Ligën “C” Grupi 4, e vlefshme për UEFA Ligën e Kombeve, raporton KlanMacedonia.

Maqedonia e Veriut në edicionin e ri të Ligës së Kombeve pretendon pozitën e parë në grup që garanton që në edicionin e radhës të ngjiten në Ligën “B” por për të arritur këtë duhet të dëshmohet që sonte kundër Bullgarisë.

““Për mua, favoriti duhet të tregohet në fushë. Nuk ka favorit para ndeshjes. Ky grup është i barabartë dhe synimi ynë i vetëm është të japim maksimumin për të marrë një rezultat pozitiv. Ndeshjet e balotazhit i kemi lënë pas, çdo ndeshje e re është një sfidë e re. Ne fillojmë me probleme dhe lojtarë të lënduar, por kemi një shans për të kontrolluar aftësitë e të gjithë lojtarëve të ftuar” -deklaroi seleksionuesi Blagoja Milevski

Kundër Bullgarisë shiriti i kapitinit i është besuar Enis Bardhit, i cili thotë se është shumë e rëndësishme që nga kjo ndeshje të fillojmë mirë.

“Çdo ndeshje për ne është shumë e rëndësishme dhe fillimi I Ligës së kombeve, është ndeshja e pare, duhet të japim maksimumin . Të fillojmë me këmbë të mbarë edhe shpresoj që këto katër ndeshje të jenë të mira rdhe pse koha është shumë e shkurtë. Besoj se kemi mjaftueshë lojtarë kualitativ që të tejkalojm të gjitha katër ndeshjet. Por duhet të ikim ndeshje pas ndeshje dhe shpresoj që nesër të këtë një rezultat pozitiv” tha kapiteni Enis Bardhi

Përpos atij futbollistik ky duel ka edhe aspektin politik, por dy seleksionuesit në konferencën e djeshme për media u prononcun njëzëri se nuk iu intereson politika dhe se janë të fokusuar vetëm në momentet e futbollit.

Ndeshjen mes Bullgari Maqedoni e Veriut do ta referoj arbitri francez Zheremi Pinjard. Në ndeshjen tjetër të grupit 4, po në orën 18:00, Gjeorgjia do të përballet me Gjibralltarin. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share