Pas dy superndeshjeve të zhvilluara mbrëmë, ku PSG dhe Bayern Munih siguruan kualifikim në fazën e çerekfinales sonte në program janë edhe dy ndeshje tjera të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.
Përballja Real Madrid-Leipzig, që zhvillohet në stadiumin “Bernabue”, konsiderohet ndeshja kryesore e natës së sontme.
“Los Blancos” llogaritën favorit, madje madrilenët në këtë duel hyjnë me avantazhin prej 1-0, të arritur në ndeshjen e parë.
Ndërkaq, në ndeshjen tjetër përballen Mançester City dhe Copenhagen. Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave është mbyllur me fitoren e kampionëve në fuqi të Evropës me rezultatin 3-1. Kjo do të thotë se ekipi I trajnerit Pep Guardiola tanimë më një këmbë është në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve.
Takimet e sotme Mançester City-Copenhagen dhe Real Madrid-Leipzig fillojnë në orën 21:00.