Sonte në “Allianz Arena” dhe Giuseppe Meazza” në program janë dy ndeshjet e fundit kthyese të çerekfinales në Ligën e Kampionëve europin aty ku do të përballen Bayern Munich – Mançester Sity dhe Inter – Benfika , të dyja këto ndeshje fillojnë në orën 21.00.
Padyshim se vëmendja do të jetë në stadiumin “Allianz Arena” në Mynih. Bayern Munich e pret Manchester Cityn , ku pritet një luftë e vërhet e dy ekipeve gjigante edhe pse ndeshja e pare e zhvilluar në “Etihad” para një jave ka përfunduar me fitoren e skuadrës angleze 3-0. Pra, bavarezët duhet djerësitur shumë për ta përmbysur ekipin e Pep Guardiolas.
Fituesi i ballafaqimit në Mynih luan në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve me Real Madridin.
Dtrejtësinë “Allianz Arena” do ta ndaj arbitri francez Clément Turpin.
Takimi tjetër çerekfinal mes Interit dhe Benficas zhvillohet në stadiumin “Giuseppe Meazza”, në ndeshjen e pare që u zhvillua në Lisbonë zikaltrit” triumfuan 0:2 dhe është me një këmbë në fazën tjetër pra në gjysmë finale aty ku prite të ballafaqohet me skuadrën e AC Milan.
Drejtësinë në “Giuseppe Meazza” do ta ndaj spanjolli Carlos del Cerro Grande.
Shaban Sinani /KlanMacedonia/