UEFA vazhdon të përgatisë skenën e asaj që do të jetë Liga e re e Kampionëve, bazuar, siç thonë ata, në meritat sportive. 36 ekipe, 8 kundërshtarë, 4 ndeshje jashtë dhe po aq në shtëpi. “Europa League” dhe Liga e Konferencës do të kenë 32 ekipe dhe do të luajnë kundër 6 rivalëve, jo 8. Çdo gol, çdo pozicion në tabelë ka rëndësi, gjë që garanton ndeshje elitare që në fillim.
Në shortin e Monakos më 29 gusht, skuadrat do të organizohen në 4 vazo. Ndryshe nga ajo që ndodhte në shortet e mëparshme, zhurma nuk ka rëndësi. Sigurisht që fituesi i Champions League do të jetë gjithmonë në vendin e parë. Pjesa tjetër do të jetë e rastësishme dhe gjithçka do të udhëhiqet nga një softuer (program kompjuterik).
Çdo ekip do të duhet të përballet me dy ekipe nga çdo vazo. Askush nuk do të përballet me një ekip nga vendi i vet, as më shumë se dy ekipe nga një ligë tjetër. Një ekip nga vazo 1, për shembull, përballet me 2 ekipe nga vazo 2 dhe 2 ekipe nga vazo 3 dhe me të njëjtin numër nga vazo 4.
Në këtë format të ri të garës, ata që do të përfundojnë nga vendi 1 dhe 8 do të shkojnë direkt në 1/8 finale. Ata që përfundojnë nga vendi i 9-të deri tek i 24-ti do të garojnë në një “play-off” vajtje-ardhje për të avancuar më tej. Ata renditen midis vendeve 25 dhe 36 do të eliminohen.
Klubet do të klasifikohen në 4 grupe në koeficientit të tyre individual. Secila skuadër do të përballet me dy skuadra nga secili grup, një jashtë dhe një në shtëpi. Softueri për shortin pretendohet se është i përgatitur për të zmbrapsur çdo sulm kibernetik, që mund të ndërhyjë në proces. Një softuer tjetër do të bëjë ndërtimin e kalendarit.
Giorgio Marchetti, zv.sekretari i përgjithshëm i UEFA-s dhe Drejtor i Futbollit, donte të pastronte çdo dyshim në këtë drejtim: “Thjesht për të bindur tifozin, ne kemi punësuar një kompani të jashtme për ta bërë këtë. Softueri siguron që të gjendet një zgjidhje e vlefshme rastësore, bazuar në një ngjarje të drejtpërdrejtë.
Përpara se skuadrat të propozohen si kundërshtare, kryhet një kontroll i automatizuar i softuerit brenda aplikacionit. Kjo për t’u siguruar që shorti mund të përfundojë për çdo ekip, kështu shmangim një situatë bllokimi ku skuadrat pasuese nuk kanë kundërshtarë të vlefshëm për çdo vazo.
Në çdo fazë të shortit, përpara se të shfaqet një grup kundërshtarësh për një ekip të tërhequr, kryhet një kontroll automatik përmes softuerit me dy sisteme të tjera të jashtme të pavarura (të quajtura “verifikues”), të cilët verifikojnë që kundërshtarët e përzgjedhur përputhen me rregullat dhe se shorti mbetet i realizueshëm deri në fund. Ky proces është plotësisht i automatizuar nga sistemet dhe zgjat më pak se një sekondë”.