Ndeshjet e mbrëmshme në Ligën e Kampioneve kanë shtuar në listën e skuadrave të kualifikuara në fazën eliminatore . Befasia më e madhe në fazën e grupevbve është eliminimi Mançester Junajted , në takimin e fundit në “Old Traford“ duhej të mundnin Bajern Mynihun që kishte siguruar kualifikim që më parë, ndodhi ajo që më pak pritej jo që u eliminuan nga garat e mëtutjeshme të Championsit por edhe nga Liga Europa.
Befasia më e madhe e kësaj faze padyshim se është Kopenhageni, pasi danezët në ndeshjen direkte në shtëpi mundën Gallatasarajin, duke siguruar biletën për më tej , ndërsa skuadra turke do të luajnë në Ligën e Europës.
Skuadrat të cilat kanë siguruar kualifikim në mesin e 16 ekipeve më të mira janë: Bajern Mynih, Arsenal, Real Madrid, Real Sociedad dhe Mançester Siti janë në vazon kryesore. Atletiko Madrid, Lacio, Borusia Dortmund dhe Barcelona presin të mësojnë nga ndeshjet e sotme se në cilën vazo do të jenë, nëse do të fitojnë grupin apo do të dalin në vendin e dytë.
Ndërkohë Kopenhaga, PSV, Napoli, Interi dhe Lajpcig janë të sigurta për vazon e dytë në short, e do të peshkojnë në short një nga superfuqitë e vazos së parë. /KlanMacedonia/