Me shtatë ndeshjet e zhvilluara zyrtarisht nisi kampionati I ri 2024/2025 në Ligën e dytë të futbollit vendor, ndeshja e tetë Boreci – Bashimi është shtyrë pë datën 20 gusht. Në shtatë ndeshjet e zhvilluara sot ekipet vendase dolën fitues ne tre takime dy përfunduan me barazim dhe në dy ndeshje fituan mysafirët. Gjithësejt u shënuan 28 gola apo mesatarisht 4 gola në çdo ndeshje
Arsimi i Çegranit kamoionatin e ri e filloi furishëm, në stadiumin e qytetit në Gostivar me nje fanatstike mundi Bellasicën e Strumivcës me rezultat të sigurtë 4-2 edhepse skuadra mysafire e para kaloi në epërsi që në minute e 4-të, por djelmoshat e trajnerit Vildan Saliu në asnjë moment nuk u ndalën dhe jo vetëm që e pëmbysën epësinë e mysafirëve por në fund more fitore të thellë 4-2 me golat që i shënuan 𝗟𝗲𝗼𝗻𝘁𝗶𝗻 𝗕𝗮𝗷𝗿𝗮𝗺𝗶, Shpend Asani dhe Ersin Shabani nga 1 gol.
Trajneri Vildan Saliu pas ndeshjes tha: “Kjo fitore e madhe është rezultat I angazhimit maksimal të gjithë lojtarëve. Urime Lojtarëve, urime publikut të shkëlqyeshëm, urime KF Arsimit, vazhdojmë me rrugëtimin e sukseseve” .
Fitore në cilësinë e vendasit shënuan edhe Bregallnica e Shtipit kundër Pobedës 2-1 dhe Makedonija Gj.P kundër Ohrit 2-0. Me rezultat të barabart përfunduan takimet Skopje – Vardarski 2-2 dhe Kozhufi – Kamenica Sasa 2-2. Ndeshja Boreci – Bashkimi është shtyrë pë 20 gusht.
Rezultatet e xhiros së parë
Arsimi – Belasica 4-2
Bregalnica – Pobeda 2-1
Detonit Plaçkovica – Novaci 2-4
Skopje – Vardarski 2-2
Kozhufi Gevgelija – Kamenica Sasa 2-2
Makedonija GjP – Ohri 2-0
Osogova – Vardar Negotino 1-2
Borec – Bashkimi luhet më 20 gusht
Në xhiron e dytë më 24 gusht, në ora 16:00, takohen:
Bashkimi – Makedonija Gj,P, Kamenica Sasa – Detonit Plaçkovica, Novaci – Bregallnica, Ohri – Arsimi, Osogova – Skopje, Pobeda – Boreci, Vardari Neg – Bellasica , Vardarski – Kozhufi. /tvklan.mk