Liga e Dytë: Zhvillohen ndeshjet e javës së katërt
Kampionati në Ligën e dytë unike vazhdon sot me ndeshjet e javës së katërt, ku në program janë disa ndeshje mjaftë tërheqëse.Do të thonim që një ndeshje derbi do të zhvillohet në Ohri aty ku do të përballen dy skuadrat që vitin e kaluar debutuan në ligën e dytë Perëndim, Voska Sport dhe Besa e Dobërdollit. Voska Sport e ka nisur sezonin e ri fuqishëm pasi nga tre ndeshje ka po aq fitore dhe aktualisht kjo skuadër nën drejtimin e trajnerit Berat Imeri konsiderohet favorit numër një për kreun e tabelës. Nga ana tjetër edhe Besa e Dobërdollit në tre takimet e para nuk ka asnjë humbje duke siguruar një fitore dhe dy barazime.
Arsimi i Çegranit, pas dy humbjeve kundër Vardarit dhe Pelisterit si vendas dhe një fitoreje kundër Kozhufit në transfertë sot është nikoqre e Ohrit, ku shpreson të shënoje suksesin e dytë sezonal.
Në Manastrit, Pelisteri vendas takohet me Gostivarin dy skuadra që gjithmon pretendojnë kreun e tabelës. Teteksi në Tetovë takohet me Karaormanin, Slloga është nikoqire e Kamenica Sasa, Bellasica takohet me ekipin Pehçevo, Kozhufi me ekipin Detonit Pllaçkovica, ndërsa ish kampioni i Maqedonisë së Veriut, Vardari është nikoqire e Borecit të Velesit.
Të gjitha ndeshjet e javës së katërt zhvillohen sot me fillim në orën 16:00
LIga e Dytë java e katërt. Takohen:
Voska Sport – Besa
Pelisteri – Gostivari
Arsimi – Ohri
Teteksi – Karaormani
Vardari – Boreci
Slloga – Kamenica Sasa
Bellasica – Pehçevo
Kozhufi – Detonit Pllaçkovica
1.Voska Sport | 3 | 3 | 0 | 0 | 9 | 9 |
2.Detonit Pllaçkovica | 3 | 2 | 1 | 0 | 4 | 7 |
3.Pelisteri | 3 | 2 | 1 | 0 | 3 | 7 |
4.Vardari | 3 | 2 | 1 | 0 | 3 | 7 |
5.Gostivari | 3 | 2 | 1 | 0 | 2 | 7 |
6.Besa | 3 | 1 | 2 | 0 | 1 | 5 |
7.Slloga | 3 | 1 | 2 | 0 | 1 | 5 |
8.Karaormani | 3 | 1 | 1 | 1 | 0 | 4 |
9.Ohri | 3 | 1 | 1 | 1 | -1 | 4 |
10.Bellasica | 3 | 1 | 0 | 2 | 1 | 3 |
11.Teteksi | 3 | 1 | 0 | 2 | -1 | 3 |
12.Arsimi | 3 | 1 | 0 | 2 | -1 | 3 |
13.Kozhufi | 3 | 0 | 1 | 2 | -3 | 1 |
14.Pehçeva | 3 | 0 | 1 | 2 | -4 | 1 |
15.Kamenica Sasa | 3 | 0 | 0 | 3 | -6 | 0 |
16Boreci | 3 | 0 | 0 | 3 | -8 | 0 |