Tre fitore të ekipeve vendase, dy barazime dhe tre fitore të skuadrave mysafire me gjithësejt 20 gola të shënuar është epilogu i ndeshjeve të javës së 24-të në Ligën e dytë të futbollit vendor. Pas kësaj jave tabelën e kryeson Voska Sport me 59 para Vardarit që ka 56 dhe Gostivarit me 55 pikë.
Lideri në renditjen tabelore Voska Sport në cilësinë mysafirit mundi Teteksin në Tetovë shumë lehtë se sa pritej 4-0 (2-0). Autor të golave ishin Iljaz Çilafi, Albin Ramadani, Alen Jasharovski dhe Ujkan Muça. Fitore të rëndësishme ka shënuar edhe Pelisteri , kundër Borecit 4-0 dhe mbetet në konkurenc së paku pë balotazh.
Arsimi I Çegrani në cilësinë e vendasit ka shënuar fitore 2-1 kundër Kamenica Sasa, Kozhufi ka mundur Besën e Dobërdollit 2-0, ndërsa befasinë më të madhe e ka regjistruar Slloga e Vinicës e cila në Strumicë ka fituar 3-2 Bellasicë.
Rezultatet e xhiros së 24-të
Arsimi – Kamenica Sasa 2-1
Belasica – Sloga Vinicë 2-3
Detonit Plaçkovica – Karaormani 0-0
Kozhufi – Besa 2-0
Ohri – Lokomotiva Pehçevë 1-1,
Pelisteri – Boreci 4-0
Teteksi – Voska Sport 0-4
Vardari – Gostivari 0-0
Tabela: Voska Sport 59 pikë, Vardari 56, Gostivari 55, Pelisteri 50, Detonit Pllaçkovica 41, Besa 36, Arsimi 36, Ohri 34, Bellasica 32, Karaormani 31, Kozhufi 30, Llokomotiva 21, Kamenica Sasa 18, Slloga Vinicë 17, Teteksi 15, Boreci 2 pikë.
Në javën e 25-të takohen:
Belasica – Pelister
Besa 1976 – Arsimi
Kamenica Sasa – Ohri
Karaormani – Boreci
KF Gostivar – Kozhufi
Lokomotiva – Detonit Plačkovica
Slloga Vinicë – Teteksi
Voska Sport – Vardari
Përgatiti: Shaban Sinani /KlanMacedonia/