Liga e dytë: Të shtunën hapet sipari i sezonit të ri 2024/25

KF Arsimi starton si nikoqire kundër Bellasicës, Bashkimi në Veles kundër Borecit.

Të shtunën zyrtarisht starton edicioni 2024/2025 Kampionati në Ligën e dytë të futbollit vendor, ku do të garojnë 16 ekipe me sitetmi vajtje ardhje ne sezonin vjeshtor dhe at pranverore. Në mesin e 16 ekipeve kësaj radhe në Ligën e dytë do të garojnë vetë dy skuadra shqiptar Klubi I futbollit Bashkimi I Kumanovës dhe klubi I futbollit Arsimi I Çegranit, dy ekipe të cilat kësaj radhe kanë pretendime të qarta për pjesën e epërme të tabelës.

Trajneri i skuadrër çegranase Vildan Saliu në pritje të ndeshjes hapëse kundër Belllasicës të shtunën në sytadiumin e Gostivarit, deklaroi:

”Jemi duke zhvilluar seancën e fundit stervitore për një fillim të mbarë në sezonin e ri 2024/2025. Si staf jemi të kënaqur me ecurin e gjithë lojtarëve, të cilët kanë dhë maksimumin në çdo senac stervitore që sa më të përgastitur të presim fillimin e kampionatit. Normal se kemi edhe lëvizje të lojtarëve largime dhe prurje, por me rëndësi është se në ekip mbetën lojtarët kyç që në kampionatin e kaluar ishin në krye të detyrës. Kemi afruar edhe futbollist të ri si Arlind Aliti, Rihan Zeqiri, Mujdin Dardhishta dhe disa të rinj nga Akademia e KF Shkëndijës. Së fundit ekipi ka angazhuar edhe Ersin Shabanin dhe Sikol Isenin nga KF Besa. Gjithësesi se deri në përfundim të afatit veror kalimtar do të angazhojmë edhe dy-tre përforcime të cilët do të shojnë konkurencën në ekipit, Andaj në kë kampionat KF Arsimi, do të paraqitet denjësishtë duke filluar nga ndeshja hapëse kundë Bellasicës në Gostivar” tha trajner Vildan Saliu.

Në sezonin e ri ekipi i Arsimit ndeshjet e saj si nikoqire deri në adaptimin e gterenit në fshatin Çegarn do ti zhvillon në stadiumin e qytetit në Gostivar.

Skuadra e Bashkimit ndeshjen hapëse në sezonin e ri do të jetë mysafire e Borecit në Veles.

Dyshet dhe referët në ndeshjetne xhiros së parë

Arsimi – Belasica (Bobi Veliçkovski – Veles)

Borec – Bashkimi (Aleksandar Vasilevski – Shkup)

Bregalnica – Pobeda (Fatmir Bafto – Ohër)

Detonit Plaçkovica – Novaci (Furkan Idrizi – Tetovë)

Skopje – Vardarski (Kiril Smokovski – Prilep)

Kozhufi Gevgelija – Kamenica Sasa (Nderim Tefiku – Kumanovë)

Makedonija GjP – Ohri (Sashko Ristov – Strumicë)

Osogova – Vardar Negotino (Marjan Dejanoski – Kërçovë)

Lexo gjithashtu
Total
0
Share