Sot pas dite në të gjitha stadiumet e ekipeve të Ligës së dytë program janë ndeshjet e javës së 18-të të të kampionatit 2022/2023. Në qendër të vëmendjes është ndeshja që do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Gostivar mes dy skuadrave fqinje KF Gostivari dhe KF Besa e Dobërdollit.
Një ndeshje tjetër e rëndësishme zhvillohet edhe në Ohër aty ku skuadra vendase Voska Sport, përballet me Sasa Kamenicën. Për ndeshjen në fjalë trajneri Berat Imeri, deklaroi: “Çdo ndeshje deri në fund t sezonit për ne do jetë finale. Sidomos ndeshjet në Ohër duhet te jemi shumë të kujdesshëm për të ardhur te fitorja. Ndeshje të lehta nuk ka na duhet angazhim maksimal për të marr tre pikë shumë të rëndësishme” deklaroi Berat Imeri, trajner i KF Voska Sport.
Vardari me një atmosphere të zymtë shkaku i krizës finansiare në Shkup takohet me ekipin Detonit Pllaçkovica. Pelisteri në Manastir është nikoqire e Arsimit të Çegranit, ndërsa Slloga e Vinicës është nikoqire e ekipit Fortuna&Pehçeva. Kozhufi takohet me Ohrin, Bellasica ne Karaormanin, ndërsa në Tetovë përballeb dy skuadrat e fundit Teteksi – Boreci. Të gjitha ndeshjet zhvillohen sot me fillim në ora 14:00.
Java e 18-të, takohen:
Voska Sport – Kamenica Sasa
Gostivari – Besa
Vardari – Detonit Pllaçkovica
Pelisteri – Arsimi
Kozhufi – Ohri
Teteksi – Boreci
Bellasica – Karaormani
Slloga – Fortuna&Pehçeva
Tabela: 1. Gostivari 40 pikë, 2.Voska Sport 40, 3.Vardari 40, 4.Pelisteri 36, 5.Detonit Plaçkovica 32, 6.Bellasica 26, 7.Ohri 26, 8.Arsimi 24, 9.Besa 24, 10 Karaormani 23, 11. Kozhufi 17. 12.Fortuna&Pehçeva 14, 13. Slloga Vinicë 13 , 14. Kamenica Sasa 13, 15.Teteksi 10, dhe 16.Boreci 0 pikë.
Shaban Sinani /KlanMacedonia/