Sot, me fillim në orën 15:00, në të gjitha terrenet e ligës së dytë të futbollit vendor zhvillohen ndeshjet e javës së gjashtë të sezonit vendor, ku pritet të ketë disa ndeshja vërtet të “nxehta”.
Padyshim ndeshja kryesore e kësaj jave do të zhvillohet në stadiumin e Vrapçishtit aty ku mejdanin do të ndajnë dy skuadrat pretendente për kreun e tabelës Besa e Dobërdollit që aktualisht me 12 pikë mbanë pozitën e tretë, kundër Kozhufit të Gjevgjelisë e cila për momentin mban pozitën e liderit më 15 pikë maksimale.
“Kjo ndeshje është një derbi i vërtet që motivon të gjithë futbollistët të japin më të mirën nga vetja e tyre. E dimë se do të kemi përkrahjen e tifozëve tanë, andaj nuk na mbetet asgjë tjetër pos të japim maksimumin dhe të shënojmë fitore të sigurt për tu kthyer në pozitën e parë” deklaroi futbollisti me përvojë Burim Sadiki.
Arsimi para tifozëve vendas përballet me Vardarin e Negotinës ku alternativë të vetme ka fitoren dhe tri pikët e sigurta. Në Kumanovë Bashkimi përballet me Kamenica Sasa dhe e ka radhën që pas dy humbjeve të shënon fitore . Teteksi në Tetovë takohet me njërën nga skuadrat pretendente për kreun e tabelës ekipin Detonit Pllaçkovica. Pelisteri është nikoqire e Karaormanit, Ohri përballet Skopjen , Pobeda në Prilep pretë Novacin, ndërsa Osogova është nikoqire e Bellasicës.
Të gjitha ndeshjet zhvillohen sot me fillim në ora 15:00.
Në xhiron e VI-të, takohen: Ohri – Skopje, Arsimi- Vardari, Pelisteri – Karaormani, Besa – Kozhufi, Teteksi – Tetonit Pllaçkovica, Bashkimi – Kamenica Sasa, Pobeda – Novaci dhe Osogova – Bellasica
Tabela:
1.Kozhufi 15 pikë
2.Detonit Pllaçkovica 13 pikë
3.Besa 12 pikë
4..Pelisteri 10 pikë
5.Bellasica 9 pikë
6.Bashkimi 9 pikë
7.Novaci 9 pikë
8.Pobeda 7 pikë
9.Ohri 7 pikë
10.Arsimi 6 pikë
11.Vardari 6 pikë
12.Teteksi 6 pikë
13.Skopje 4 pikë
14.Karaormani 3 pikë
15. Kamenica Sasa 1 pikë
16.Osogova 0 pikë
/KlanMacedonia/