Liga e dytë: Mbyllet sezoni 2023/2024 Besa dhe Pelisteri në Ligë të parë, Teteksi dhe Karaormani në Ligat Rajonale!

Shtatë fitore të skuadrave vendase dhe vetëm një fitore të mysafirëve, me gjithësejt 28 gola të shënuar është epilogu i ndeshjeve të javës së fundit të kampionatit 2023/2024 në Ligën e dytë futbollit vendor. Besa dhe Pelisteri në sezonin 2024/2025 do të jenë  pjesë elitës së futbollit, Detonit Plaçkovica do ndeshet në balotazh me Vardarin, ndërsa nga liga e dytë largohen Teteksi dhe Karaormani.

Besa e Dobërdollit kampionatin në ligën e dytë përfundoi me fitoren e 24-të sezonale pasi mundi Pobedën në Prilep me rezultat 5-1. Besa e Dobërdollit  në 30  ndeshjet e zhvilluara  në kampionatin 2023/2024, ka regjistruar 24  fitore, 5 barazime dhe vetëm 1 humbje me  gola-averazhin fantastik 72 gola të shënuar dhe vetë 11 të pranuar duke  grumbulluar  77 pikë

Rezultatet e xhiros së 30-të

Bashkimi – Teteksi  1-0

Bellasica – Arsimi 2-1

Detonit Plaçkovica – Karaormani  2 – 0

Kamenica Sasa – Vardari  5-3

Novaci – Skopje  2-1

Ohri – Kozhufi  2-0

Osogovo – Pelisteri  3-0

Pobeda – Besa 1-5

Tabela: 1. Besa 77 pikë, 2.Pelisteri 70 , 3. Detonit Plaçkovica 60, 4.Arsimi  51, 5. Ohri 45, 6.Vardari 42, 7.Bellasica 42, 8.Bashkimi 42, 9.Skopje 41, 10.Kozhufi 38, 11.Novaci 34, 12. Osogova 30, 13. Kamenica Sasa 29, 14. Pobeda 28, 15.Teteksi 27, 16.Karaormani 15 pikë.

/TvKlan.mk

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share