Liga e dytë: Manastiri në qendër të vëmendjes, takohen Pelisteri – Besa

Kampionati republikan i futbollit në Ligën e dytë vazhdon sot me ndeshjet e javës së 11-të të sezonit vjeshtor

Derbi i kësaj jave zhvillohet në stadiumin e qytetit në Manastir, aty ku mejdanin do ta ndajnë aktualisht dy skuadrat kryesuese në renditjen e tabelës Pelisteri vendas që ka 21 pikë dhe Besa e Dobërdollit që ka 25 pikë. Duke marrë para sysh pretendimet e dy skuadrave që kanë në këtë kampionat atëherë mund të pritet një lojë e zjarrtë. Dy ekipet në radhët e veta kanë futbollist me përvojë dhe do të mundohen të shfrytëzojnë çdo gabim të kundërshtarit. Në ekipin Besa besojnë në cilësinë që kanë radhët e veta dhe nuk fshehin pretendimet për rezultat pozitiv.

Një ndeshje tjetër mjaftë tërheqëse do të zhvillohet në stadiumin e Reçicës së Madhe ku Arsimi i Çegranit përballet me Teteksin e Tetovës. Në Autokomand ekipi Skopje prêt Bashkimin e Kumanovës.

Të gjitha takimet e sotme fillojnë në orën 13:00, takohen: Arsimi – Teteksi, Detonit Pllaçkovica – Novaci, FK Skopje – Bashkimi, Kamenica Sasa – Ohridi, Karaormani – Osogovo, Kozhufi – Bellasica, Pelisteri – Besa 1976, Vardari – Pobeda

Tabela: 1.Besa 25 pikë, 2.Pelisteri 21, 3.Detonit Pllaçkovica 20, 4.Ohri 19, 5.Teteksi 17, 6.Bashkimi 17, 7.Bellasica 16, 8.Kozhufi 16, 9.Novaci 13, 10. Pobeda 12, 11.Arsimi 10, 12.Osogova 10, 13.Skopje 9, 14.Vardari 8, 15.Karaormani 7, 16.Kamenica Sasa 6 pikë. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share