Nesër me fillim në orën 14:00 në program janë ndeshjet e e xhiros së 19-të të Ligës së dytë unike. Dy ndeshjet kryesore që mund të jenë edhe vendimtare për rrjedhën e kampoionatit zhvillohen në rajonin e Gostivarit. Në stadiumin e qytetit takohen dy skuadrat pretendente për elitën e futbollit vendor pra Gostivari kundër Pelisterit. Nga ana tjetër vetëm pak kilometra më larg në stadiumin e Vrapçishtit, Besa e Dobërdollit është nikoqire e ekipit nmga Ohri, Voska Sport.
Të gjitha takimet e javës së 19-të luhen nesër me fillim në ora 14:00, takohen:
Besa – Voska Sport
Boreci – Vardari
Detonit Pllaçkovica – Kozhufi
Kamenica Sasa – Slloga Vinicë
Karaormani – Teteksi
Gostivari – Pelisteri
Fortuna&Pehçeva – Bellasica
Ohri – Arsimi.
Tabela: 1. Voska Sport 43 pikë, 2.Gostivar 43, 3.Vardari 43, 4.Pelisteri 39, 5. Detonita Plaçkovica 32, 6.Bellasica 29, 7.Ohëri 26, 8.Arsimi 24, 9.Besa 24, 10. Karaormani 23, 11. Kozhufi 20, 12. Fortuna&Pehçeva 17, 13. Slloga Vinicë 13, 14. Kamenica Sasa 13, 15. Teteksi 11, 16. Boreci me 1 pikë.
Shaban Sinani /KlanMacedonia/