Liga e Dytë: Fitojnë Vardari, Voska Sport dhe Gostivari

Pesë fitore të skuadrave vendase një barazim dhe dy fitore të ekipeve mysafire me gjithësejt 22 gola të shënuar është epilogu i javës së tetë në ligën e dytë të futbollit vendor. Skuadrat favorite edhe këtë javë nuk lejuan befasi, kështuqë Vardari, Voska Sport dhe Gopstivari shënuan fitore të sigurta. Vardari me një gol të vetëm të Benjamin Demir në minutën e 69 mundi Besën e Dobërdollit 1-0.

Voska Sport e trajnerit Berat Imerit kthehet me fitore të madhe nga Strumica duke e mundur Bellasicën 3-1, me golat që i shënuan Behar Feta, Albin Ramadani dhe Alen Jasharovski. NëTetovë skuadra e Gostivarit  7-0 mundi teteksin vendase.

Arsimi në Çegran  barazoi 0-0 me Pehçevën. Pelsteri shënoi fitore të sigurtë 3-0 ndaj Slloga Vinica, Ohëri mundi fqiun e parë Karaormanin 1-0, ndërsa Kozhufi mundi 3-2 Kamenica Sasa, fitore si vendas ka shënuar edhe Detonit Pllaçkovica kundër Boreci 1-0. Pas javës së tetë tabelën e kryeson Vardari me 22 pikë, para Voska Sport që ka 20 dhe Gostivari me 19 pikë

Liga e dytë, java e tetë, rezultatet:

Pelisteri – Slloga Vinicë 3-0

Bellasica – Voska Sport 1-3

Teteksi – Gostivari 0-7

Vardari – Besa 1-0

Kozhufi – Kamenica Sasa 3-2

Arsimi – Pehçeva 0-0

Ohri – Karaormani 1-0

Detonit Pllaçkovica – Boreci 1-0

 

Tabela1.Vardari 22 pikë, 2.VoskaSport 20, 3.Gostivari 18, 4.Detonit Pllaçkovica 16, 5.Pelisteri 14, 6. Ohri 13, 7.Besa 11, 8.Karaormani 10, 9.Arsimi 10, 10.Kozhufi 10, 11.Bellasica 9, 12. Teteksi 7, 13.Llokomotiva Pehçevo 7,14.Slloga Vinicë 6, 15.KamenicaSasa 5, 16.Boreci 0 pikë.

 

Gazetar:  Shaban Sinani  /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share