Gjashtë fitore të skuadrave vendase, një barazim dhe një fitore e ekipit mysafirë dhe me 14 gola të shënuar është epilogu i tetë ndeshjeve të javës së 16-të në Ligën e dytë të futbollit vendor. Pas ndeshjeve të sotme Besa kryeson me 43 pikë para Pelisterit që ka 36 pikë.
Lideri në renditjen e tabelës Besa e Dobërdollit startoi me fitore në ndeshjen e parë të sezonit pranveror duke e mundur Osogovën me rezultatin 3-0 me golat që i shënuan Aleksovski, Skenderi dhe Izair Emini nga penaltia. Me tre pikët e sotme Basa tani kryeson me 43 pikë apo shtatë më tepër se sa Pelisteri me 36 pikë në pozitën e dytë.
Një fitore të rëndësishme për të mbajtur hapin me ekipet e pjesës së epërme të tabelës ka shënuar edhe Arsimi i Çegranit që mundi Novacin 2-0. Autor të golave ishin Albin Ramadani dhe Argjend Gafuri. Arsimi me tre ikët e sotme forcon pozitën e katërt me 26 pikë. Bashkimi i Kumanovës është skuadra e vetme në këtë xhiro që fitoi në transfertë pasi në stadiumin “Biljanini Izvori” mundi Ohrin me rezultat 2-0
Fitore kanë shënuar edhe Pelisteri kundër Bellasicës 3-0, Karaormani kundër Kozhufit 1-0, Vardari kundër Detonit Plaçkovicës 2-0, ndërsa ndeshja Teteksi dhe Pobeda kanë ndajtën pikët me barazim 0-0
Liga e dytë – Raundi i 16-të
Pellisteri – Belasica 3-0
Teteksi – Pobeda 0-0
Arsimi – Novaci 2-0
Ohrid – Bashkimi 0-2
Skopje – Kamenica Sasa 1-0
Besa – Osogovo 3-0
Karaormani – Kozhufi 1-0
Vardar – Detonit Plaçkovica 2-0
TABELA
1.Besa 43 pikë
2.Pelister 36
3. Detonit Plaçkovica 35
4. Arsimi 26
5. Skopje 24
6. Kozhufi 23
7. Ohrid 23
8. Novaci 22
9. Vardar Negotino 21
10.Bashkimi 21
11.Bellasica 20
12.Teteksi 19
13.Pobeda 16
14.KaraormanI 14
15.Osogovoa 12
16.Kamenica Sasa 8 pikë
Në xhiron e 17-të, më 24 shkurt, takohen:
Bellasica – Besa 1976
Detonit Plaçkovica – Skopje
Kamenica Sasa – Arsimi
Karaormani – Ohrid
Kozhufi – Vardari
Novaci – Pelisteri
Osogova – Teteksi
Pobeda – Bashkimi