Liga e dytë e futbollit/ Dobërdolli në festë – KF BESA në elitën e futbollit vendor!

Banorë të Dobërdollit, por edhe nga vendbanimet tjera të Komunës së Vrapçishtit festuan suksesin historik të KF Besa, kualifikimin në elitën e futbollit vendor

Dobërdolli i Komunës së Vrapçishtit të Gostivarit në festë. KF BESA arriti të kualifikohet në Ligën e Parë të futbollit.

Shkolla Fillore e këtij fshati u bë arenë festash, ku nuk munguan medaljet, kup dhe zotimet se KF Besa nuk e ka thënë fjalën e fundit.

XHEMAIL ESATI – KAPITEN I KF BESA

“Besoj se kjo është një arritje e madhe për klubin dhe fshatin tonë. Por, shpresoj se nuk do të ndalemi këtu dhe me sukseset e radhës. Ju premtojmë se nuk do të ndalemi këtu. Faleminderit për përkrahjen”

Nuk kishte se si të mungojë futbollisti Izair Emini. Pavarësisht se i tha lamtumirë futbollit, ai falënderoi investitorët e klubit dhe tifozët, duke potencuar se në të ardhmen në Dobërdoll do të ketë edhe festa tjera.

IZAIR  EMINI – FUTBOLLIST

“Unë  vetëm dua t’ju falënderoj që keni ardhur dhe na keni zbukuruar këtë festë. Ne nuk do të ndalemi këtu, do vazhdojmë me festa akoma më të mëdhaja se kjo. Besën do ta shohim shumë lartë se ky  sukses i madh historik. Suksese  në të ardhmen të gjithëve  inshalla në krye me familjen Tairi, që me të vërtet janë pronar të zotit se kështu mbahet një klub. Faleminderit shumë” .

Ndryshe, në sezonin 2024/2025 Liga e Parë e Futbollit në Maqedoninë e Veriut, do të frymojë shqip, pasi 6 nga 12 skuadrat janë shqiptare. Krahas Besës së Dobërdollit, tashmë në elitën e futbollit, garojnë Struga, Shkëndija, Shkupi, Gostivari dhe Voska e Ohrit.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share