Liga e dytë: Besa rrugëton fuqishëm katër ndeshje 12 pikë maksimale

Tre  fitore të ekipeve vendase, dy barazime dhe tre fitore të mysafirëve  me gjithësejt 17 gola të shënuar është epilogu i ndeshjeve të javës së katërt në Ligën e dytë futbollit vendor. Pas katër xhirove  të zhvilluara Besa e Dobërdollit  dhe Kozhufi i Gjevgjelisë  janë dy ekipe me  pikë maksimale, ndërsa Osogova e Koçanit është skuadra e vetme  që nuk ka  fituar asnjë pikë.

 Besa e Dobërdollit  në stadiumin e Vrapçishtit shënoi fitoren e katërt  sezonale, kësaj radhe  shumë rëndë se sa pritej 2-1 me përmbysje kundër ekipit Kamenica  Sasa. Në një ndeshje me cilësi mesataremysafirët të parët kaluan në epërsi në minutën e  27-të me  golin e Jordanovskit, mirëpo  kjo ishte e tëra që mundin të bëjnëmysafirët në këtë  ndeshje pasi  vendasit  së pari barazuan me një gol  të bukur të Fatmir Arif, ndërsa  golin e fitores e shënoi Belul Maliqi disa  minuta para përfundimit

Bashkimi i Kumanovës  pësoi humbjen e  parë sezonale dhe  at para  tifozëve  vendas 0-3  kundër Bellasicës,disfatë para në cilësinë e vendasit ka  pësuar edhe  Arsimi i Çegranit 0-2 nga Kozhufi. Pelisteri në Manastir ka zhgënjyer tifozët vendas  me barazimin pa gola me Detonit Pllaçkovica. Pobeda ka shënuar fitore minimale 1-0 kundër Osogovës, Skopje mundi 2-1 Karaormanin, ndërsa ka  befasuar Novaci me fitoren 2-0 në transfertë kundër Teteksit në Tetovë.

 

Rezultatet e xhiros së IV-të: Arsimi – Kozhufi  0-2, Bashkimi – Bellasica 0-3, Besa – Kamenica Sasa 2-1, Ohri – Vardari 2-3, Skopje – Karaormani 2-1, Pelisteri – Detonit Pllaçkovica 0-0, Pobeda – Osogova 1-0 dhe Teteksi – Novaci 0-2.

Tabela: 1.Besa 12 pikë, 2.Kozhufi 12, 3.Pelisteri 10, 4.Detonit Pllaçkovica 10,5.Bashkimi 9, 6.Novaci 9, 7.Pobeda  7, 8.Bellasica 6, 9.Ohri 4, 10.Skopje 4, 11. Arsimi 3, 12. Karaormani 3, 13.Teteksi 3, 14.Vardari  3, 15. Kamenica Sasa 1, 16. Osogova 0 pikë.

Në xhiron  e V-të më 17.09. 2023, takohen: Osogova – Ohri, Bellasica – Pobeda, Novaci – Bashkimi, Kamenica Sasa – Teteksi, Detonit Plaçkovica – Besa, Kozhufi – Pelisteri,  Karaormani – Arsimi, Vardari – Skopje

/KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share