Liga e Dytë: Besa kryeson me 21 pikë, e ndjekur nga Pelisteri që ka 17 pikë

Pesë fitore të vendasve  dhe  tri barazime me gjithësejt 18 gola të shënuar është epilogu I ndeshjeve të javës së tetë në ligë dytë të futbollit vendor. Besa e Dobërdollit  e vetmuar  kryeson tabelën  me  21 pikë, katër më tepër se Pelisteri në vendin e dytë me 17 pikë.

Në stadiumin e Vrapçishtit, Besa e Dobërdollit me  lojë të sigurt mundi ekipin e Vardarit të Negotinës me rezultat bindës 4-1. Autor të golave ishin Izair Emini 2 ndërsa , Armend Alimi dhe Xhemail Esati nga  1 gol.

Futbollisti më me  përvojë në ekipin e besës Izair Emini  që ishte shembull në ndeshjen e sotme duke realizuar dy gola pas ndeshjes për Klan Maqedoni , deklaroi “Luajtëm aq sa kishim  nevojë  për të shënuar  fitore të sigurt, normal që jam i kënaqur për golat e  shënuar por  kjo është meritë e gjithë ekipit. Besa rrugëton sigurt në arritjen e  qëllimit të vetë. Falënderojmë  publikun  që edhe  sot ishte në krye të detyrës me përkrahjen  dinjitoze ndërsa neve  ua  kthyem me lojë të mire dhe  fitore të sigurt. Ne vazhdojmë rrugëtimin tonë”.

Në Manastir  ndodhi befasi  pasi  dy  ish ekipet e ligës së pare  Pelisteri dhe  Skopje  luajtën me barazim pa  gola..

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Fitore të sigurt në stadiumin e Reçicës së Madhe,  a shënuar Bashkimi i, kundër Kozhufit të Gjevgjelisë 2-0.  Ohri mundi Arsimin 1-0, ndërsa në Tetovë, Teteksi  dhe Karaormani i ndajtën pikët duke luajtur  me  barazim 1-1. Fitore të sigurt ka shënuar edhe Bellasica , kundër Novacit  dhe  Pobeda kundër Detonit Pllaçkovica.  Dje në Koçani, Osogova  dhe Kamenica Sasa  barazuan 1-1.  Tabelën pas tetë xhirove të zhvilluara e kryeson Besa me  21 pikë , para  Pelisterit  që ka  17 pikë.

 Rezultatet  e xhiros së 8-të

 Osogovo – Kamenica Sasa 1-1

Bashkimi – Kozhufi  2-0

Belasica – Novaci 3-1

Besa 1976 – Vardari  4-1

Ohrid – Arsimi 1-0

Pelisteri – FK Skopje 0-0

Pobeda – Detonit Plaçkovica 2-0

Teteksi – Karaormani 1-1

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share