Liga e Dytë: Besa e Dobërdollit një hapë pranë Ligës së parë, Arsimi barazon me Skopjen, Bashkimi mundi Detonit Plaçkovica

Pesë fitore të skuadrave  vendase dhe  katër barazime  me  18 gola të shënuar është epilogu i nëntë ndeshjeve të raundit të 22-të në Ligën e dytë të futbollit vendor.  Besa e  Dobërdollit dhe Pelisteri  vazhdojnë rrugëtimin e sigurt  drejtë Ligës së parë

Besa e  Dobërdollit me fitoren e sigurt 3-0 kundër Karaormanit ka  vazhduar rrugëtimin e saj të sigurt drejt elitës  duke e  regjistruar fitoren e  18  sezonale me  3  barazime dhe vetëm një humbje dhe me gol-averazh 51-9 duke grumbulluar 57 pikë apo 6 më tepër se Pelisteri në vendin e dytë dhe 12 më tepë se Detonit Plaçkovica në pozitën e tretë. Autor të golave për fitoren e  kundër Karaormanit ishin Filip Aleksovski një dhe  Izair Emini autor u  2  golave. “Vazhdojmë sipas  planit  deri në arritjen e qëllimit përfundimtar kualifikim në elitën e futbollit” deklaroi  autori i  dy  golave Izair Emini

Derbi   I kësaj  jave  që u zhvillua n♪7 stadiumin e Reçicës së Madhe   me s Arsimit  dhe Skopjes përfundoi me barazim  1-1.  Golin e barazimit pë ekipin vendas e ka shënuar  Shpend Asani. Me këtë pike Arsimi  vazhdon të mbanë pozitën e katërt tani me 40 pikë  apo  5 pikë më tepr se Ohri me të cilën  do të përballen  javën e ardhëshme .

 Skuadra e Bashkimit  në Kumanovë me golin e  Elmedin Qailit mundi  Detonit Pllaçkovica  1-0  dhe   tani me  31 pikë  ka të sigurt  mbijetesën  në Ligën e dytë

Fitore  të sigurt  ka shënuar edhe  Pelisteri në përballjen me Vardarin e Negotinës  3-1.

 

 

Java e  22-të, rezultatet:
Arsimi – Skopje  1-1
Bashkimi – Detonit Plaçkovica 1-0
Besa 1976 – Karaormani 3-0
Ohri – Belasica 2-1
Osogova – Novaci 0-0
Pelisteri – Vardar Negotinë 3-1
Pobeda – Kamenica Sasa  2-1
Teteksi – Kozhufi   1-1

Tabela: 1.Besa 57 pikë, 2. Pelisteri 51, 3. Detonit Pl 45, 4.Arsimi 40,
5. Ohri 36, 6. Skopje 35, 7.Bashkimi 31, 8.Vardari Neg. 28, 9.Bellasica 27, 10.Kozhufi 25, 11.Novaci 25, 12. Pobeda 22, 13. Teteksi 21, 14.Osogova 18, 15.Karaormani  15, 16. Kamenica Sasa 14 pikë.

Në javën e 23-të më 6 prill, takohen; Arsimi – Ohri, Detonit Plaçkovica – Pobeda, Skopje – Pelisteri, Kamenica Sasa – Osogova, Karaormani – Teteksi, Kozhufi – Bashkimi, Novaci – Bellasica dhe Vardari – Besa 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share