Liga e dytë: Besa e Dobërdollit në stilin e kampionit të vërtet, nga Struga kthehet me fitore

Katër fitore të ekipeve vendase dhe katër të atyre mysafire me 25 gola të shënuar është epilogu i ndeshjeve të javës së 7-të në Ligën e dytë. Tabelën e vetmuar e kryeson Besa e Dobërdollit me 18 pikë, para Pelisterit dhe Detonit Pllaçkovica  me nga 16 pikë.

 Besa e Dobërdollit  nga  Struga kthehet me tri pike të mëdha, pas  fitores 2-0 kundër Karaormanit .  Autor të golave për ekipin e Dobërdollit ishin Beluli  në minutën e 5-të të pjesës së pare dhe të Alban Taipit në minutën e 81-të. Me tri pikët e reja  Besa   kryeson tabelën tani e vetmuar me  18 pikë.

 Fitore befasuese  ka shënuar Teteksi në transfertë kundër ekipit favorite Kozhufit në Gjevgjeli  me rezultatin 4-3. Fitore jashtë terrenit vendas ka shënuar edhe  Pelisteri, kundër Vardarit në Negotinë, Ohri kundër Bellasicës në Strumicë dhe  Osogova kundër Novacit në Manastir.

Në Lagjen e Autokomandës, Skopje mundi Arsimin 1- 0, ndërsa Detonit Pllaçkovica  demoloi Bashkimin 7-0

Rezultatet: Bellasica – Ohri 0-1,  Novaci – Osogova 1-2,  Kamenica Sasa – Pobeda 2-1, Detonit Plackovica – Bashkimi 7-0, Kozhufi – Teteksi 3-4, Karaormani – Besa 0-2, Vardari – Pelisteri 0-1dhe Skopje – Arsimi 1-0.
Tabela: 1.Besa 18 pikë, 2.Pelisteri 16 pikë, 3.Detonit Pl. 16 pikë, 4.Kozhufi 15 pikë, 5. Ohri 13 pikë, 6 Teteksi 12 pikë, 7. Novaci 10 pikë, 8 Bashkimi 10 pikë, 9. Arsimi 9 pikë,10.Bellasica 9 pikë, 11.Pobeda 8 pikë, 12.Skopje 7 pikë, 13.Vardari 6 pikë, 14.Osogova 6 pikë, 15.Kamenica Sasa 5 pikë, 16.Karaprmani 3 pikë.

Në xhiron e  8-të, më 8.10.2023 me fillim në ora 14:00, takohen:  Ohri – Arsimi, Pelisteri – Skopje, Besa – Vardari, Teteksi – Karaormani, Bashkimi – Kozhufi, Pobeda – Detonit Pllaçkovica,  Osogova – Kamenica Sasa, Bellasica – Novaci.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share