Tre fitore të vendasve, katër barazime dhe 1 fitore e mysafirëve me gjithësej 118 gola të shënuar është epilogu i ndeshjeve të javës së 29-të në Ligën e dytë të futbollit vendor.
Besa e Dobërdollit luajti me barazim pa gola me Bashkimin e Kumanovës , në një ndeshje e cila kishte karakter festiv pasi kapiteni i skuadrës vendase 39 vjeçar Izair Emini pas dy dekadave të plota i tha lamtumir futbollit aktiv. Drejtuesit e KF Besa për kontributin e dhënë futbollistit Izair Emini i ndajtën plaket mirënjohje për kontributin e dhënë gjatë këtij kampionati duke shënuar sukses historik kualifikim në elitën e futbollit,ndërsa pikërisht ky futbollist me 14 gola të shënuar është edhe golashënuesi më i mirë i ekipit.
Arsimi në cilësinë e vendasit barazoi me Osogovën, Teteksi fitoi tre pikë shpëtimi ndaj Ohrit, Pelisteri mundi Pobedën ashtu edhe në ndeshjet tjera nuk kishte doni befasi. Por java e fundit e kampionatit pritet te sjelle ndeshje interesante pasi luft më te madhe është te fundi i tabelës.
Rezultatet e xhiros së 29-të: Arsimi – Osogova 2-2, Besa – Bashkimi 0-0, Skopje – Bellasica 2-2, Karaormani – Kamenica Sasa 0-3, Kozhufi – Detonit Plaçkovica 0-0, Pelisteri Pobeda 1-0, Teteksi – Ohri, 2-1 Vardar (Neg.) – Novaci 2-1
Tabela: 1.Besa 74 pikë, 2.Pelisteri 70, 3.Detonit Plaçkovica 57, 4.Arsimi 50, 5.Vardari (Neg) 42, 6.Ohri 42. 7.Skopje 41, 8.Bellasica 39. 9. Bashkimi 39, 10.Kozhufi 38, 11.Novaci 31. 12. Pobeda 28. 13. Osogova 27, 14.Teteksi 27, 15. Kamenica Sasa 26 , 16.Karaormani 15 pikë.
Në javë e 30-të më 18 maj, takohen: Bashkimi – Teteksi, Bellasica – Arsimi, Detonit Plaçkovica – Karaormani, Novaci – Skopje, Ohri – Kozhufi, Osogova – Pelisteri, Pobeda – Besa./tvklan.mk