Liga e dytë: Besa, Arsimi dhe Bashkimi shënojnë fitore sipas planit

Pesë fitore të ekipeve vendase dhe një e mysafirëve me gjithësejt 19 gola të shënuar është epilogu i gjashtë ndeshjeve të zhvilluara sot në kuadër të javës së dytë të sezonit vjeshtor në Ligën e dytë të futbollit vendor. Të dielën zhvillohet ndeshja Skopje – Detonit Pllaçkovica, ndërsa Ohri – Karaormani do të zhvillohet më 30 gusht.

Klubi i futbollit Besa nga Dobërdolli, me një lojë të sigurt dhe me përkrahjen e afro 1000 tifozëve të pranishëm shënoi fitoren e dytë në kampionatin e ri , kësaj radhe kundër Bellasicës nga Strumica me rezultatin 2-0. Autor të golave për Besën ishin Xhemal Esati në pjesën e parë dhe Izair Emini në pjesën e dytë, duke u bazuar në rastet e krijuara gjatë 90 minutave rezultati duheshe të jetë shumë i lartë, por megjithatë tre pikët e fituara kanë vlerën e madhe për arritjen e pretendimeve të kësaj skuadre. “ Luajtëm me përgjegjësi pa e nën vlerësuar kundërshtarin dhe ia arritëm qëllimit tonë fitoren e sigurt. Unë besoj se kjo ekip ka kapacitet të bollshëm që të kundërvihet të gjitha sfidave që na presin gjatë kampionatit” deklaroi futbollist Izair Emini autor i golit të dytë. Në xhiron e tretë KF Besa është mysafire e Novacit në Manastir.

Fitore të sigurt në xhiron e dytë ka shënuar edhe Arsimi kundër Kamenica Sasa me rezultat të thellë 4-0. Autor të golave ishin 𝐀𝐣𝐫𝐚𝐝𝐢𝐧 𝐂𝐮𝐜𝐮𝐥𝐢, Ensar Luma dy gola dhe një autogol nga një lojtarë mysafir.

Bashkimi i Kuamnovës është kthyer kundër Pobedës së Prilepit me rezultatin 2-1 me golat që i shënuan Besim Mustafi dhe Egzon Aziri.

Fitore në xhiron e dytë kanë shënuar edhe Pelisteri në derbin lokal kundër Novacit 4-0, Teteksi kundër Osogovës, ndërsa fitoren e vetme në cilësin e mysafirit e ka shënuar Kozhufi kundër Vardarit në Negotinë.
Rezultatet e xhiros së dytë

Besa – Bellasica 2-0

Arsimi – Kamenica Sasa 4-0

Bashkimi – Pobeda 2-1

Teteksi – Osogova 2-1

Pelisteri – Novaci 4-0

Vardari – Kozhufi 1-2

Skopje – Detonit Pllaçkovica (luhet të dielën)

Ohri – Karaormani luhet më 30 gusht

Në javën e tretë të kampionatit më 26 gusht, takohen: Pobeda – Ohri, Osogova – Bashkimi, Bellasica – Teteksi, Novaci – Besa, Kamenica Sasa – Pelisteri, Detonit Plaçkovica – Aesimi, Kozhufi – Skopje dhe Karaormani – Vardari

/KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share