Liga e dytë Unike e cila duheshte te fillon më 13 gusht, me ndeshjet e xhiros së parë anulohet për javën tjetër me kërkesën e komisionit për licencim pasi disa nga klubet nuk kanë dokumentacionin e kompletuar.
Këtë për KlanMaqedoni, e pohoi komisari për gara në FFM, Igor Frangovski
“Me kërkesën e komisionit për licencim shkaku i mungesës të dokumentacionit të nevojshëm te disa klube ishim të detyruar të anulojmë fillimin e kampionatit 2022/2023 në Ligën e Dytë, për një javë. Pra, java e parë e kampionatit fillon më 20 gusht ” tha komisari I garave Igor Frangovski.
Në xhiron e parë në Ligën e Dytë Unike më 20.08.2022, në ora 17:00, takohen:
Arsimi – Vardari
Karaormani – Voska Sport
Ohri – Teteksi
Pehçeva – Gostivari
Kamenica – Besa
Boreci – Sloga
Detonit Plaçkovica – Bellasica
Kozhufi – Pelisteri
/KlanMacedonia/