Futbollistja shqiptare, Megi Doçi për MundoKlan: Me KFF Vllazninë shkruam historinë (VIDEO)

Futbollistja e spikatur shqiptare, Megi Doçi, që mbron ngjyrat e KFF “Vllaznia” Shkodër, për Mundo Klan është prononcuar rreth Kampionatit Botëror të Futbollit në Katar, por edhe për eksperiencën e klubit të femrave nga Shkodra në fazën e grupeve të Champions League për femra.

“Franca është mirë, Brazili gjithashtu. Mendoj se Brazili është një kombëtare që më ka pëlqyer më shumë edhe me futbollin dhe lojën që ka bërë në fushë. Dua të them që jam tifoze e gjermanëve edhe pavarësisht që nuk janë paraqitur mirë në këto ndeshje, por mendoj që do ta marrin veten  sepse ato kanë cilësi brenda dhe duhet ditur që janë ndryshuar edhe edhe lojtarët edhe kanë zëvendësuar dhe nuk janë ato lojtar që ka pas. Pjesa më e madhe e tyre kanë qenë Bajernit dhe tani janë më të ri dhe eksperienca është më e vogël” – ka thënë për Mundo Klan, Megi Doçi

Megi Doçi, histori, e ka cilësuar pjesëmarrjen e KFF Vllaznisë në fazën e grupeve  të Ligës së Kampionëve për femra. Kjo, sipas saj, është arritur falë sakrificës dhe dëshirës për të dhënë më të mirën nga vetja.

“Në fakt është histori, kemi shkruar historinë me shkronja të arta për faktin se është dashur të vij në ekip për 13 vite në këtë nivel është e pamundur. Unë e di shumë mire sepse jam që 12 vite pjesë e këtij ekipi që në moshën 13 vjeçare dhe e di fortë mirë se çfarë sakrificash janë bërë që ky ekip të arrijë në këto nivele. Me muaj larg familjes vetëm duke punuar gjatë gjithë kohës. Vetëm për Bajram apo për Vit të Ri kemi pasur pushime ashtu që ka qenë shumë vështirë. Sigurisht se është shumë emocionuese, është dëshirë e madhe që kemi arritur në këtë nivel. E di që të gjitha vajzat kanë emocione, dëshirën për të dhënë më të mirën e mundshme. Siç thatë edhe ju , janë ekipe, në fakt Çellsi kishte 15 milonë Euro buxhetin e futbollit të femrave. Të them të vërtetën kjo është e pabesueshme për ne pasi 15 milionë euro nuk i kanë gjithë futbolli shqiptar meshkuj dhe femra” – ka deklaruar për Mundo Klan, futbollistja e KFF Vllaznisë nga Shkodra, Megi Doçi./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share