Lidhja Demokratike: Të rregullohen listat zgjdhore, të pastrohen “votuesit fiktivë”

Lidhjes Demokratike u bën thirrje të gjitha institucioneve shtetërore që ta zbardhin në kohë listën zgjedhore, pra ta pastrojnë atë nga “votuesit fiktivë”.

Në këtë drejtim Lidhjes Demokratike thekson përgjegjësinë e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, si dhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Drejtësisë.

“Pastrimi i listës zgjedhore nga votuesit e mundshëm fantazmë, pastaj të votuesve që janë shpërngulur jashtë Maqedonisë, gjegjësisht nuk kanë vendbanim të përhershëm në vend, si dhe të gjithë atyre që kanë humbur bazën ligjore për të qenë në listën zgjedhore është detyrim ligjor i KSHZ-së.”, thonë nga LD.

Nga LD thonë se sipas rezultateve të publikuara nga regjistrimi i popullsisë në vitin 2021, numri i përgjithshëm i popullsisë në Maqedoni është 1.836.713, ndërsa në listën zgjedhore janë të regjistruar 1.824.864 votues (Lista e votuesve për zgjedhjet lokale -2021).

Lexo gjithashtu
Total
0
Share